Letra Autoriteteve Publikimi i dy librave dhe dialog me Leah Whitman-Salkin dhe Anna Zett
Shkrimi, rrëfimtaria, adresimi për t’u përballur me autoritetet shtypëse: kthehen ndonjëherë në mjetet e vetme për vetëmbrojtje dhe autonomi. Shkrimi i letrave në veçanti shihet si protestë, si proces dhe i jep formë të paturit një përpjekje për mëvetësi dhe pavarësi.
Duhet të ketë një adresë, paçka se nuk ka gjasa për kthim përgjigjeje, edhe nëse letra nuk dërgohet kurrë. Në librin e Anna Zett “Artificial Gut Feeling” (Divided, 1029; i ribotuar më 2022) Uni i shkruan ish-edukatores së kopshtit; në Custody of the Eyes (Sternberg Press, 2022) të Diamela Eltit, Nëna të shkruan Ty.
Të dy tekstet kanë origjinë nga sisteme diktatoriale politike dhe të dy i adresohen përkujdesjes në sfera intime, e po ashtu janë dëshimi feministe të mbijetesës.
Në këtë publikim të dy librave, Leah Whitman-Salkin ka ribotuar Custody of the Eyes dhe artistja e shkrimtarja Anna Zett do të ndajnë më shumë për këto tekste dhe do të mbajnë një dialog të strukturuar. Si grup do të ndjekim njëri-tjetrin mes dëgjimit dhe të folurit përmes zërit dhe mirëkuptimit.
Rreth autoreve:
Anna Zett (lindur më 1983, Leipzig) është një artiste, shkrimtare dhe filmbërëse. Puna e saj kombinon analizën historike dhe formën poetike me një praktikë eksperimentuese. Prej vitit 2022 ajo ka bashkëzhvilluar një format me bazë pjesëmarrjeje për lëvizje dhe rrëfimtari të quajtur Postsocialist Group Improvisation. Artificial Gut Feeling është libri i saj i parë. Ajo jeton në Berlin.
Leah Whitman-Salkin është një redaktore e pavarur praktika e së cilës eksploron përkthimin, hapësirën e vizuales, letrares, poetikes, politikes dhe procesin e publikimit mes botimit. Seria e saj e fundme e librave Montana, fokusohet (kryesisht) në trill (kryesisht) i krijuar nga gra dhe (kryesisht) në përkthim.
Screening
Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese
01
→
30.10.2022 10.00-16.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Event
Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley
29.10.2022 00.00-14.30
● Qendra për Praktikë Rrëfyese