Event
Wheelchair Accessible
• Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filozofisëparticipants
Sekhmet InstituteLOVE is LOVE is LOVE: Presentation of the mural by Sekhmet Institute
Le të bashkohemi në një prezantimin publik për të festuar çeljen e muralit LOVE is LOVE is Love nga Insituti Sekhmet.
Mustafa dhe Qerkica janë familje me zgjedhje. Një mashkull homoseksual me aftësi të kufizuara dhe një grua transgjinore ashkali, ata jetojnë bashkë dhe kujdesen për njëri-tjetrin prej vitesh. Shtëpia e tyre në Fushë Kosovë, e ndodhur në periferi të Prishtinës, prej kohësh është vend i dashur grumbullimi dhe strehimi për komunitetin LGBTQI*.
Murali nga Ermira Murati, e cila njihet me emrin Vajza e Portokalltë, i jep dukshmëri rrëfimit të tyre. Ai sfidon publikisht margjinalizimin dhe fshirjen e pakicave gjinore, seksuale dhe etnike në Kosovë dhe gjetiu. Pasi ka përshkruar më parë intimitetin mes dy rapsodëve shqiptarë, që ka ngjallë shumë debat publik, Murati ndihet e detyruar si artiste që “të krijojë atë që duhet krijuar”.
Ajo që duhet krijuar tani, pohojnë ajo dhe kolektivi, është një mënyrë më njerëzore dhe më e hapur e të menduarit për familjet. Murali i tyre i inkurajon njerëzit “të reflektojnë mbi themelet e përbashkëta të njerëzimit”, për të zbuluar “atë që është e ngjashme, ndërsa krijohet vend për çka është e ndryshme”.
Artistic Intervention
Artistic Intervention – Sekhmet Institute
22.07
→
30.10.2022 10.00-00.00
● Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filozofisë