opening hours
Nga e marta në të diel
10:00 - 20:00
Muzeu Etnologjik
Muzeu Etnologjik është një nga objektet e fundit të mbetura në Çarshinë e Vjetër të Prishtinës dhe paraqet një ndërtesë të pasur me histori dhe kulturë. Është një ndërtesë e stilit otoman prej guri dhe druri dhe ishte shtëpia e familjes Gjinolli për shumë vite përpara se të bëhej muze.
Para vitit 1990, kjo ndërtesë ka shërbyer si muze i natyrës, por pas vitit 2003 është mbushur me objekte të përditshme të periudhës osmane në Kosovë. Tani muzeu prezanton edhe kostumet historike, tradicionale në Kosovë. E vendosur në kompleksin Emin Gjiku, është monument i mbrojtur nga shteti i Kosovës që nga viti 2016.
Muzeu Etnologjik paraqet jo vetëm vlera kulturore, por gjithashtu një përfaqësim të detajshëm të mënyrës se si familjet jetonin, çfarë rrobash vishnin, armët dhe artefaktet që zotëronin gjë që e pasuron vizionin se si kosovarët jetonin në shekujt e kaluar.
Secila prej dhomave rrëfejnë për rutinën, e detajet së përditshme të një familjeje të thjeshtë. Përbrenda e stiluar me tapete tradicionale dhe objekte të rëndomta, ekspozita paraqet reflektim mbi zotësinë për të përdorim të mençur të gjithçkaje në shoqërinë kosovare.
Permanent
Artistic Intervention
Ndërhyrje artistike- Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi
22.07
→
30.10.2022 10.00-00.00
● Muzeu Etnologjik