Hulumtimet e Ekipit të Edukimit të Manifesta në Qytetet Nikoqire nisin me përpjekjen e krijimit të një harte dhe të gjurmuarit e historive të iniciativave të vetëorganizuara dhe pikëtakimet e sinergjisë mes kulturës dhe komunitetit. Kjo na lejon të kuptojmë më mirë ekosistemin kulturor paraekzistues të qytetit jashtë asaj çka është e mbështetur dhe e promovuar nga institucionet. 

Së bashku me hapësirën TermoKiss në Prishtinë dhe një grup hulumtuesish të pavarur, ekipi u njoh më në thellësi me lëvizjet subkulturore në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup; duke hulumtuar hapësira të pavarura dhe njerëzit që drejtuan këto vizione alternave dhe edukimin informal përgjatë viteve 1990, 2000 dhe 2010. 

 

© Manifesta 14 Prishtina

Këto ekosisteme të formuara me natyrshmëri rreth muzikës dhe artit, lidhën bashkë njerëz me pëlqime të ngjajshme prej qyteteve dhe shteteve të ndryshme. Këto fragmente historike të pikave të takimit – hapësirave për performim – mundësojnë një mënyrë për të zbuluar  dhe për të kuptuar origjinat, proceset dhe impaktin e lëvizjeve kulturore jo-mainstream dhe jo-institucionale. 

Projekti nuk synon të krijojë një parapamje të thukët të skenës kulturore të pavarur të secilit qytet, por të frymëzojë të rinjtë, të shikojnë prapa historive, praktikave dhe proceseve të kulturës bashkëkohore dhe organizimit të komunitetit. 

Procesi i kërkimit përfshiu punë parapërgatitore arkivore dhe intervista, të cilat më pas u zhvilluan në ngjarje publike dhe një publikim.