FAQ
Kur do të nisë zhvillimi i projekteve të përzgjedhura?
Pasi juria të ketë shqyrtuar të gjitha projektet, në fund të janarit, mendojmë se do të jemi në gjendje të informojmë mbi projektet e përzgjedhura në fillim të muajit shkurt. Më pas do të zhvillojmë një takim me nismëtarët e projekteve vetjake, grupin e prodhimit dhe Ndërmjetësuesen Kreative të Manifesta 14, Catherine Nichols. Në përfundim të këtij takimi ku do të arrihet në një dakordësim mes palëve përkatëse, pjesëmarrësve do t’u kërkohet të nisin me zhvillimin e projekteve të tyre. Të gjitha projektet e përzgjedhura duhet të jenë të përfunduara një javë para hapjes zyrtare të bienales më 22 korrik.
Kur do të shpallen projektet e përzgjedhura?
Manifesta 14 Prishtina synon të shpallë projektet e përzgjedhura prej mesit të shkurtit deri në fillim të muajit mars 2022. Projektet fituese do të publikohen njëherazi me pjesëmarrësit e tjerë në këtë bienale, pasi të sigurohen kushtet e produksionit dhe ato financiare, përmes një lajmërimi në kanalet zyrtare të Manifesta 14 Prishitna. Ne synojmë të shpallim të gjitha projektet e përzgjedhura, në një kohë. Sidoqoftë, kjo do të varet edhe prej statusit individual të secilit projekt.
Cili është maksimumi i projekteve të përzgjedhura?
Manifesta 14 Prishitna synon të përzgjedhë dhe të mbështesë 15 projekte nga Kosova. Të gjitha projektet e përzgjedhura do të njoftohen përmes një e-mail brenda dy javësh pasi juria të marrë vendimin. Gjithashtu projektet jo të përzgjedhura do të njoftohen brenda të njëjtës kohë.
A mund të aplikojme një event një ditor apo performancë apo është e domosdoshme që projekti i propozuar të zgjasë përgjatë të gjithë bienales?
Manifesta ka një program shumështresor me evente dhe ekspozita të cilat do të mbahen brenda 100 ditëve të bienales. Nëse propozimi vjen në formën e një ekspozite, atëherë ky projekt i propozuar duhet të zgjasë në kohë po aq sa edhe programi i bienales. Projektet në formatin e eventeve mund të kenë kohëzgjatje të ndryshme brenda 22 korrik e deri më 30 tetor 2022.
A mund të aplikojnë të gjithë në këtë thirrje të hapur apo pjesëmarrësit duhet të jenë nga fusha e kulturës?
Të gjithë janë të lejuar të aplikojnë në këtë Thirrje të Hapur nëse janë nga Kosova ose me rezidencë në Kosovë. Manifesta inkurajon të gjithë pjesëmarrësit prej fushave të ndryshme (shkencë, teknologji, urbanistikë etj.), të marrin pjesë, por projektet e tyre duhet të lidhen me kornizën konceptuale të bienales sikurse është theksuar në thirrje.
Ju mund të aplikoni individualisht, si kolektiv/grup ose si organizatë.
Jam pjesë e diasporës së Kosovës, amund të aplikoj?
Të gjithë personat të cilët janë nga Kosova ose qëndrojnë në Kosovë mund të aplikojnë në këtë thirrje.
A do të ofrojë Manifesta dokumentim për projektet e përzgjedhura?
Po. Manifesta 14 Prishitina ka një staf profesionistësh të cilët do të dokumentojnë të gjithë bienalen duke përfshirë edhe projektet e përzgjedhura në këtë Thirrje të Hapur. Secili prej pjesëmarrësve/kolektivëve do të marrë një kopje të botimit nga Manifesta 14 Prishtina dhe dy foto tëinstalimit të punës së tyre.
Duke patur parasysh se juria është e huaj dhe e përbërë prej figurash ndërkombëtare, si do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe vlerësojnë kontekstin kulturor dhe social të projekteve të propozuara?
Të gjithë anëtarët e jurisë janë profesionistë kulturorë ndërkombëtarë dhe e njohin kontekstin e Ballkanit perëndimor. Ata kanë patur mundësinë të punojnë brenda dhe me rajonin e Ballkanit dhe janë të vetëdijshëm për kontekstin kulturor, politik dhe social të vendit.
A duhet të aplikoj në gjuhën angleze apo në gjuhën shqipe?
A mund të aplikoj në një gjuhë tjetër?
Do të ishte më e volitshme që aplikimet të nisen në gjuhën angleze, por do të pranohen edhe aplikimet e nisura në shqip ose serbisht.
A do të prodhojë Manifesta 14 Prishtina punët e përzgjedhura?
Manifesta 14 Prishtina do të mundësojë një fond për prodhim prej 5000 eurosh si mbështetje financiare për të prodhuara punët e propozuara. Manifesta do të mundësojë gjithashtu dhe mbështetje teknike, logjistike dhe kuratoriale për projektet e përzgjedhura.
A do të konsiderohen projektet e përzgjedhura si pjesëmarrëse në Manifesta 14 Prishtina?
Po, projektet e përzgjedhura do të renditen si pjesëmarrëse në Manifesta 14 Prishtina dhe do të jenë pjesë e programit të Manifesta 14, kuruar nga Ndërmjetësuesja Kreative, Catherine Nichols. Pra, nuk do të ketë dallim midis pjesëmarrësve të ftuar dhe atyre të përzgjedhur prej Thirrjes së Hapur
A mund të propozoj vendndodhje specifike?
Mund të propozoni projekte që kanë vendndodhje të ndryshme, por do të përzgjidhen vetëm ato projekte të cilat janë të integruara në qytetin e Prishtinës. Sidoqoftë, preferohet të propozohen projekte, vendndodhja e të cilave është në një prej hapësirave kryesore ku do të zhvillohet Manifesta 14 Prishtina si Grand Hotel, Tulltorja ose Bibliokteka “Hivzi Sulejmani”.
A do të mbulojë Manifesta 14 Prishtina kostot financiare për hapësirat e përdorura, mbikqyrjen, mirëmbajtjen etj.?
Shtuar vlerës së fondit prej 5000 mijë euro për prodhimin e projektit, nëse projekti do të implementohet brenda hapësirave të Manifesta 14 Prishtina, Manifesta do të jetë përgjegjëse për mbulimin e kostos së hapësirës, ruajtjes dhe mirëmbajtjes. Detajet dhe kushtet do të diskutohen për secilin rast me pjesëmarrësit përkatës.
A duhet të jem artist për të aplikuar në këtë thirrje? A duhet të jem pjesë e një organizatë për të aplikuar?
Nuk është e nevojshme të jeni artistë për të aplikuar; mund të jeni profesionistë nga fusha të ndryshme. Gjithashtu nuk është e nevojshme të jeni pjesë e një organizate; ju mund të aplikoni individualisht, si kolektiv ose si institucion. Në këtë Thirrje të Hapur, theksi vihet në projektin që ju propozoni, sa i rëndësishëm është ai për temat e bienales dhe gjithashtu për Prishtinën dhe kontekstin e saj social, kulturor dhe urban.
A mund të aplikoj me një projekt të vendosur jashtë Prishtinës apo jashtë Kosovës?
Do të merren në konsideratë vetëm projektet që do të mbahen në Prishtinë. Megjithatë, Manifesta 14 Prishtina inkurajon projektet që vijnë nga qytete të tjera të Kosovës të aplikojnë për aq kohë sa projektet do të zhvillohen në Prishtinë.
A mund të aplikoj megjithëse projekti im tejkalon buxhetin e ofruar nga Manifesta?
Po, mund të aplikoni duke paraqitur një plan të detajuar buxhetor dhe me një strategji për mundësi financimi për pjesën e mbetur të projektit.
A është vendimi i jurisë për projektet epërzgjedhura përfundimtar?
Po. Vendimi i jurisë është i padiskutueshëm dhe i pakthyeshëm
A ka një formular aplikimi për të manë këtë thirrje?
Nuk ka një formular aplikimi për këtë Thirrje të Hapur. Secili nga projektet duhet të përmbajë dokumentacionin e paraqitur si më poshtë në formatin PDF.
Ju lutemi, përfshini në propozimin tuaj:
– Përshkrimi i projektit, maksimumi 500 fjalë
– Formati i projektit (performancë/video/ngjarje/ekspozitë/etj.)
– CV dhe Portofoli (ose web faqe) e aplikantit/ve
– Buxheti i detajuar, duke përfshirë një plan për projektin që do të financohet në rast të tejkalimit të buxhetit paraprak të ofruar nga Manifesta14
– Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën m14@manifesta.org me titullin “Aplikimi për thirrjen e hapur”