Vangjush Vellahu

1987, AL Website
Fragments I – Where stories cut across the land , 2015 – 2018, © Vangjush Vellahu. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Fragments I – Where stories cut across the land , 2015 – 2018, © Vangjush Vellahu. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Fragments I – Where stories cut across the land , 2015 – 2018, © Vangjush Vellahu. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Fragments I – Where stories cut across the land , 2015 – 2018, © Vangjush Vellahu. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Shtetet de facto janë objekti i këtij video-instalacioni shumëkanalësh nga Vangjush Vellahu. Duke përdorë shpesh kamerë të vogël të fshehtë në punën e vet që mbështetet në kërkime, Vellahu filmoi gjashtë territore të trazuara brenda një periudhe dyvjeçare: Abkhazinë, Qipron Veriore, Nagorno-Karabakun, Transnistrinë, Osetinë e Jugut dhe Kosovën. Të gjashtë subjektet politike kanë dalë nga konflikti; peizazhet, ndërtesat dhe njerëzit në to bartin plagët e fillimeve të tyre të dhunshme. Sot e kësaj dite, këtyre shteteve ende u mbetet ta arrijnë autonominë e kërkuar pas shkëputjes. Njohja ndërkombëtare po dëshmohet po aq e pakapshme. Videot e mprehta të Vellahut dokumentojnë trysninë e prekshme mes vlimit dhe amullisë, frustrimit dhe shndërrimit, të përjetuar nga njerëzit që jetojnë në këso kushtesh të paqëndrueshme. Protagonistët e studimeve të tij tregojnë rrëfime që ndajnë vendin e tyre dhe ua përvijojnë vizionet se si do të mund të ishte.

Vangjush Vellahu (1987, AL) është një artist vizual i cili fokusohet më së shumti në forma të tregimtarisë që vënë në fokus komunitete specifike. Puna e tij eksploron se si kujtesa kolektive e regjimeve autoritare prodhohet dhe kujtohet.

Në punën e tij, Vellahu është i interesuar për udhëtimin si medium për të mbledhur dhe treguar rrëfime. Puna e tij ndërlidhet me historitë urbane të entiteteve të cilat formojnë pikëqëndrime ideologjike dhe politike që qëndrojnë në kufijtë e njohjes.

Udhëtimet e Vellahut shpesh marrin formën e rikonfigurimeve në formën e një ditari të cilat synojnë ripërkufizimin e kuptimit se çfarë kufijtë dhe territoret përfaqësojnë sot.

Dëshira e tij për udhëtim vjen në formën e një impulsi për të ngacmuar struktura të tilla – për të lidhur të shkuarën me imagjinatën e të paturit të ardhme të mundshme, për t’u lidhur me vendet nga të cilat ka ardhur dhe me ato në të cilat drejtohet. Kjo sjell mundësinë për të rikrijuar një ndjesi specifike, një ndjesi të paqartë, të tëhuajzimit e gjithashtu të shtëpisë.

Punimet

Vangjush Vellahu
Fragments I – Where stories cut across the land 

Video-instalim me gjashtë kanale 

Mundësuar falë artistit