Núria Güell

1981, ES Website
Displaced Legal Application #1 Fractional Reserve, 2010–2011, © Núria Güell. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Displaced Legal Application #1 Fractional Reserve, 2010–2011, © Núria Güell. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Puna shumëfazëshe e Núria Güell-it ishte konceptuar si kurs arsimimi të vazhdueshëm për paratë, financat dhe bankat. Ajo u zhvillua si përgjigje ndaj pjesëmarrjes së bankave në krizën financiare globale të viteve 2007 dhe 2008 – si dhe ndaj shpëtimit të tyre me paratë e taksapaguesve. Së bashku me anarkistët dhe aktivistët antikapitalistë, Lucio Urtubia dhe Enric Duran – të dy shpronësues me përvojë – Güell mbajti seminare publike trajnimi mbi format praktike të rezistencës ndaj shfrytëzimit kapitalist. Tre instruktorët shpjeguan se si bankat “krijojnë para nga asgjëja” me ndihmën e rezervës minimale që pretendojnë kur u japin hua klientëve. Ata pastaj vazhdonin të sqaronin se si klientët e bankave mund të tubojnë para duke zbatuar të njëjtin parim. Güell publikoi udhëzime se si të bëhet kjo në një manual që e nxori falas në internet. Ai shoqëron dërrasën e zezë dhe videon si dokumentacion i projektit.

Núria Güell (1981, ES) është një artiste shumëdisiplinore. Praktika e saj është praktikë e përballjes me vënien në dyshim të fakteve dhe konvencioneve morale. Zakonisht përfshihen pjesë lëvizëse të cilat përfshijnë aksionin (ndoshta të ligjshëm, ndoshta jo) dhe individë lëvizës ( ndonjëherë bashkëpunëtorë, ndonjëherë jo) të cilët mbajnë peshën e procedurave burokratike. Puna e Güell sfidon institucionet publike të cilat e detyrojnë atë të lëvizë në drejtime të tjera. Përmes punës së saj, publiku angazhohet duke u bërë më shumë se sa thjesht shikues.

Works

Núria Güell
Displaced Legal Application #1: Fractional Reserve 
2010–2011 

Instalacion; manual; video, 60 min 

Mundësuar falë artistes dhe Galerisë ADN, Barcelonë me mbështetjen e Fondacionit Guasch Coranty dhe Institutit Ramon Llull