Lee Bul

1964, KR
Willing To Be Vulnerable - Metalized Balloon, 2015-2016. Installation view of the 20th Biennale of Sydney, 2016. © Lee Bul. Photo © Algirdas Bakas

Lee Bul (1964, KR) është një ndër artistët bashkëkohorë më në zë nga Korea, e cila krijon punë të cilat pasqyrojnë hulumtimet e saj filozofike të historisë kulturore të shekullit XX.

Duke eksploruar çështje që variojnë nga rolet gjinore shoqërore dhe perceptimi i dështuar i idealizmit tek lidhjet mes njerëzve dhe teknologjisë, ajo prodhon punë ndërzhanrore të rrënjosura në teorinë kritike, në historinë e artit dhe tema nga fantashkenca.

Lee Bul u trajnua akademikisht në skulpturë, por interesi i saj u diversifikua shpejt në teknika të tjera duke përshfirë dhe artin perfomativ. Përmes instalacioneve magjepsëse të saj, ajo hulumton se si narrativat vizionare dhe thelbet e progresit ndikojnë në mënyrën se si bota jonë është dhe do të jetë e strukturuar në të tashmen dhe të ardhmen.

Permanent

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – Lee Bul

22.07 → 30.10.2022 10.00-00.00
Pallati i Rinisë dhe Sporteve