Laureta Hajrullahu

1997, RKS
2D Plants/Flat options, 2020, © Laureta Hajrullahu. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
2D Plants/Flat options, 2020, © Laureta Hajrullahu. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
"2D PLANTS/ FLAT OPTIONS" . © Laureta Hajrullahu / Stacion - Center for Contemporary Art. Photo © Alban Nuhiu
"2D PLANTS/ FLAT OPTIONS" / Courtesy of Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina. Photography © Alban Nuhiu
"2D PLANTS/ FLAT OPTIONS" / Courtesy of Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina. Photography © Alban Nuhiu
"Overflowed bubblegum/ Bugs ticke me at night". © Laureta Hajrullahu / Center for Contemporary Art Montenegro / ISU - Institute of Contemporary Art

Hyr në re: e pushtë, e bardhë, e butë, e rehatshme. Ulu dhe qetësohu. Skano, anketo, protesto, pëlqe, ëndërro, bridh, luaj natën. Ndjej, ndoshta, ndërsa endesh nëpër rrjetin gjithëbotëror me – apo si? – personin e padukshëm prapa miut, se je një me makinat me të cilat ke bashkevoluar. Heto, ndoshta, se kufijtë midis përvojës fizike dhe virtuale mund të kenë qenë gjithmonë veçse të supozuara dhe se nuk ka gjendje idilike për t’iu kthyer. Hapësira intime në të cilën ke hyrë është pjesë e një vëllimi më të madh pune nga Laureta Hajrullahu. Duke përdorë mediat digjitale, artistja eksploron psikogjeografinë e izolimit të lidhur dhe të lidhjes së izoluar. Është një mjedis ose gjendje e njohur për njerëzit në të gjithë botën, sidomos për brezin e saj.

 

Laureta Hajrullahu (1997, RKS) hulumton në punën e saj artistike privatësinë, gjininë, intimitetin, ekosistemet digjitale, video lojrat dhe të ardhmet e pamundura. Përmes punës së saj në median digjitale ajo prezanton pikëpamje të ndryshme dhe të informuara kritikisht mbi ‘realitetin’. Ajo e bën këtë gjë vazhdimisht duke dekonstruktuar dhe rivlerësuar kufijtë mes botës fizike dhe asaj virtuale.

Puna e Hajrullahut është prezantuar në institucione të ndryshme në Kosovë dhe në vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Ajo ka qenë pjesë e bienales “Gjon Mili” në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe ka marrë pjesë në ekspozita në Qendrën për Art Bashkëkohor në Malin e Zi, në Institutin për Art Bashkëkohor – ISU, Galeria 17 Prishtina, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë dhe Fondacioni 17, ndër të tjera.

Punimet

Laureta Hajrullahu
2D Plants/Flat options  
2020 

Video-instalacion në tre kanale; 3 video, me ngjyra, me zë, 1: 18:25 min. 2: 1:39 min. 3: 2:32 min., push pambuku, dimensione të ndryshme 

Mundësuar falë artistes 
Komisionuar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë