Larry Achiampong
Tregjet e punës të drejtuara drejt kapitalit tërheqin shumë emigrantë në realitete paralele të errëta. Çuditërisht, shpesh të pezulluar dhimbshëm midis botës që kanë lënë dhe asaj në të cilën ende duhet të mbërrijnë, ata pastrojnë, mirëmbajnë dhe sigurojnë qytetin për të tjerët në mjedise të frikshme natën vonë ose në mëngjes herët. Duke prekur të njëjtat gjëra dhe duke zënë të njëjtat hapësira, të dy grupet bashkëjetojnë, por nuk takohen kurrë. Në The Expulsion [Dëbimi], si në veprat e tjera, Larry Achiampong heton potencialin e udhëtimit imagjinar në kohë për të kapërcyer këtë zhvendosje dhe përjetësimin e saj të humbjes, izolimit dhe pabarazisë. Në këtë kontekst, ai udhëhiqet nga një term të cilit i referohet si Sanko-Time, i frymëzuar nga koncepti Ashanti i Sanfoka-s, i zakonshëm për popullin e Ganës. Shpesh i simbolizuar nga një zog që pozicionohet përpara me kokën e kthyer prapa dhe një vezë të mbajtur në gojë, Sanfoka thekson domosdoshmërinë e kujtesës dhe njohurive të lashta në riimagjinimin e së ardhmes.
Projektet individuale dhe në bashkëpunim të Larry Achiampong (1984, UK/GH) angazhohen në film, imazhe statike, arkivë, performanca, objekte dhe audio për të eksploruar idetë rreth shtresave sociale, gjinisë, identitetit ndër-kulturor dhe post-digjital.
Me veprat që shqyrtojnë trashëgiminë e tij ë përbashkët dhe personale – në veçanti, kryqëzimin midis kulturës popullore dhe pozicionit post-kolonial, Achiampong gërmon arkat e historisë. Këto hetime shqyrtojnë konstruktin ‘e vetes’ duke ngjitur materiale zanore dhe pamore të arkivave personale dhe ndërpersonale, duke ofruar një shumësi perspektivash të cilat zbulojnë pabarazitë e ngulitura thellë në shoqërinë bashkëkohore.
Achiampong është një artist i nominuar për çmimin Jarman Award në vitin 2021. Ai ka përfunduar studimet në nivelin Bachelor për Media Mikse dhe Arte të Bukura në Universitetin e Westminister në vitin 2005 dhe në nivelin Master në Skulpturë në The Slade School of Fine Arts në vitin 2008. Në vitin 2020, Achiampong iu dha çmimi Stanley Picker fellowship dhe në vitin 2019 mori çmimin Paul Hamlyn Artsit duke e përgëzuar për praktikën e tij. Ai ishte i përfaqësuar prej C Ø P P E R F I E L D.
Punimet
Larry Achiampong
The Expulsion
2019
Etiketa: 4K-video njëkanalëshe, 14:06 min.
Mundësuar falë artistit dhe Galerisë C Ø P P E R F I E L D, Londër
Komisionuar nga The Gallowgate