Jakup Ferri

1981, RKS
Frekuenca Çiltërsia (The Frequency of Frankness), 2012-2022, © Jakup Ferri Photo © Manifesta 14 Prishtina Majlinda Hoxha
Frekuenca Çiltërsia (The Frequency of Frankness), 2012-2022, © Jakup Ferri Photo © Manifesta 14 Prishtina Majlinda Hoxha
Visiting ladies I work on embroideries, Klina, 2017. © Jakup Ferri. Photo © Alban Kasumi
Exhibition View at the National Gallery in Kosovo, 2020. © Jakup Ferri. Photo © Enver Bylykbashi
Exhibition View at Kunstraum Innsbruck, 2021. © Jakup Ferri

“Detyra jonë është të jetojmë në një kohë të dendur kujdesi për njëri-tjetrin dhe me njëri-tjetrin”, shkruan teoricienia Donna Haraway. “Kjo nuk është as optimiste, as pesimiste, por përfshin kultivimin e kapacitetit për ta mbajtur një lloj dashurie dhe përzemërsie me njëri-tjetrin”. Kujdesi për dhe me, të cilin ajo ka në mendje, është “shumëspeciesh, shumëracor, shumëllojësh”. Jakup Ferri, duke punuar në një shoqëri të dalë nga konflikti, ndjek pothuajse të njëjtat linja si Haraway në praktikën e vet. I ndikuar nga arti i huaj dhe vernakular, ndonëse kryesisht i udhëhequr nga intuita dhe imagjinata, Ferri vizaton të gjitha llojet e krijesave tek bisedojnë, bashkëpunojnë dhe bashkekzistojnë. Bimët, kafshët, njerëzit dhe hibridet, të gjitha ndajnë të njëjtën batanije magjike pikniku, si të thuash: bëhen të afërm me njëri-tjetrin. Vizatimet e stërholluara të artistit janë vendi ku ai mendon. Ato shërbejnë edhe si model për pikturat, qëndismat dhe qilimat e tij, prej të cilave dy të fundit prodhohen bashkë me mjeshtrit tradicionalë.

 

Ndërsa ndiqte studimet në agun e mijëvjeçarit të ri, Jakup Ferri (1981, RKS) ndjeu se qyteti i tij i lindjes, Prishtina ishte e padukshme dhe e izoluar nga bota perëndimore e artit. Këto impresione të tëhuajzimit ndikuan në punët e tij të para, fillimisht në filmat në të cilat ai përqëndroi një largësi ironike duke trajtuar cështje të identitetit kulturor, historisë dhe vendi i artistit periferik. Kjo ndjesi ka vazhduar të ngjyrojë praktikën e tij në dekadat e ardhshme.

Në vitet e fundit, Ferri është fokusuar në vizatime, peizazhe, mozaikë dhe piktura. Ai gjithashtu ka zhvilluar hulumtime dhe ka vendosur bashkëpunime jetëgjata me artistë të folkut e periferikë, duke parë si vlerë të paçmueshme në lidhjen e tyre me materialet e punuara me dorë si tapete, xham, dru, tekstile dhe metoda specifike vendore për prodhimin e tyre.

Subjektet që risillen në punën e tij përfshijnë dëshirën për kontakt dhe të ndjerit si pjesë e diçkaje si dhe eksperiencat e dështimit dhe pyetjeve lidhur me identitetin.

Works

Jakup Ferri
Frekuenca Çiltërsia 
2012-2022 

Instalacion me qëndisje 

Mundësuar falë artistit 

Past

Workshop

Vizatim i përbashkët me Jakup Ferrin

30.07.2022 10.00-12.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese