Haveit Collective
Anëtaret e Kolektivit Haveit u takuan si studente në Akademinë e Arteve, e përmes bisedave të tyre të përditshme dhe shqetësimeve të përbashkëta, themeluan grupin e tyre artistik.
Historia e tyre është ajo e katër vajzave të cilat krijuan platformën e tyre, pa pritur që galeritë të hapnin dyert për to, apo organizatat qeveritare për t’i financuar. Duke zgjedhur emrin “Haveit” dhe hapësirat publike si vende performimi, ato krijuan një lëvizje artistike të re në Kosovë.
Përmes praktikës së tyre performative, ato mësuan shumë për shoqërinë që i rrethon. Motivimi pas veprave të tyre të artit ka ardhur nga nevoja për të shprehur mendimet, ndjenjat e tyre, për të ndarë të vërtetën e tyre.
Kolektivi u themelua ne vitin 2011 dhe ato njihen për performancat publike, të cilat, në shumicën e rasteve janë protesta kundër sterotipizimeve gjinore dhe diskriminit të grave dhe komunitetit LGBT+.
Permanent
Artistic Intervention
Good as Hell: Voicing Resistance
01.01 1970
→
30.10.2022 00.00
● Galeria Kombëtare e Kosovës