Hana Zeqa
Hana Zeqa specializon në kërkimin dhe dizajnimin e teknologjisë që vishet. Përqendrimin e ka te aftësia e kostumeve dhe e rrobave për t’i komunikuar gjendjet e ndryshueshme të mendjes dhe të ndjesive. Organic: Extimorph [Ekstimorf organik] ka evoluuar nga hulumtimi i kësaj stilisteje rreth shprehjeve fiziologjike të emocioneve të forta. Zeqa interesohej veçmas për ndikimet negative – dhe shpesh të ndrydhura – që lidhen me përvojën traumatike, si stresi dhe ankthi. Në veprën rezultuese, ajo eksploron se si t’i nxjerrë ndjenjat e tilla ngulmuese e izoluese në sipërfaqen e trupit, në pjesën e jashtme të qenies. Duke përdorë sensorë motorikë për t’i hetuar hipotetikisht stimujt e stresit në pjesë të ndryshme të trupit, kostumi i saj përqendrohet te gjoksi – selia e frikës. Duke e shfaqur vizualisht një kafaz kraharori që zgjerohet e mblidhet dhe një zemër që rreh shpejt, veshja stimulon lirimin, bashkëndarjen dhe shuarjen e emocionit. Ata që e veshin shpërfaqin vullnetarisht dobësinë vetjake si një gjendje të katarsisit, të shërimit e të njerëzores.
Hana Zeqa (1988, RKS) është tërhequr gjithmonë nga ideja se si mund të rrëfejmë tregime të ndryshme përmes veshjeve. Përmes punës së saj, Zeqa i pozicionon veshjet si formë komunikimi dhe manifestimi: një mënyrë për të ndërfutur gjithçka prej kërcimit, historisë, psikologjisë, emocioneve dhe dramës në një kontekst vizual.
Zeqa tërhiqet nga ana jokonvencionale të dizajnit. Duke i shtuar teknologjinë si aksesor, ajo e zgjeron mundësinë e të kthyerit të objektit si një mundësi për të shprehur një funksion, transformim dhe ndërveprim. Veçanërisht ajo është e interesuar në transformimin që imiton proceset e brendshme organike. Përmes punës së saj ajo frymëzon një analizë më të thellë dhe introspektive për të shqyrtuar ndjesitë, eksperiencat dhe rrethanat. Kjo e aktivizon aksesorët e saj të ‘flasin’ më vete dhe të jenë të qasshme jo vetëm si objekte.
Punimet
Hana Zeqa
Organic: Extimorph
2019
Video kostumesh e video performancë, me ngjyra, pa zë, 1.43 min.
Mundësuar falë artistes dhe me mbështetjen e Culture for Change
Past
Event
M’falni për teknikalitetet – Mette Sterre, Hana Zeqa dhe Catherine Nichols në bashkëbisedim me Donjetë Muratin
28.07.2022 19.00-20.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese