Genc Kadriu
Genc Kadriu (1975, RKS/UK) është një artist ndërdisiplinor, praktika e të cilit mund të përshkruhet si performacë objektesh. Puna e Kadriut është e ndikuar nga marrëdhënia mes autobiografisë dhe supozimeve socio-historike. Duke u nisur nga ndërlidhja mes shkencës, politikës dhe artit, veprat e tij vënë përballë materien në mënyrë poetiko-politike, ku politika nënkupton një seri betejash të vazhdueshme për interpretim dhe kuptim.
Mes progresit dhe shfrytëzimit, dëshirës dhe shkatërrimit, subjektit dhe objektit, pjesë të punëve të Kadriut i tejkalojnë tërësinë e gjërave nga të cilat përbëhen e asnjë pjesë nuk është më e rëndësishme se tjetra. Shpërthimet kontekstuale të materialeve të tij të gjetura, të mbledhura dhe të ndryshuara ndjekin rrjedhën logjike të ndërveprimit mes prejardhjes dhe fatit.
Etiketat të cilat shoqërojnë listat e materialeve të kompozicioneve skulpturore të tij janë elementë kyç që ndikojnë në interpretimin e punës së tij. Materiali kulturor, trashëgimia, historia natyrore dhe prezencat spirituale të jetës së përditshme shfaqen dhe janë prezente në punimet e Kadriut.
Permanent
Artistic Intervention
Ndërhyrje artistike – Genc Kadriu
22.07
→
30.10.2022 10.00-00.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese