Elona Beqiraj
Nuk ka rëndësi nga je, Afganistani, Turqia, Kurdistani”, thotë Elona Beqiraj. Të gjithë që kanë pasur beteja të ngjashme janë pjesë e rrjetit social që poetja e quan “shtëpi”, “komunitet” të vetin, grup “të lirë nga identitetet normative mbizotëruese” e që “ende mbron pasurinë kulturore dhe historinë”. Elonës, e cila u rrit si pjesë e diasporës kosovare në Gjermani, iu desh mjaft kohë që ta arrinte këtë ndjesi të përkatësisë. Shkrimi i poezive ka luajtur rol kyç për përballjen e saj me identitetin e thyer që vjen me të jetuarit mes dy botëve, prej të cilave asnjëra nuk e mbërthen. Pa i shpërfillë strukturat e përjashtimit social që pjesërisht e kanë formësuar, shkrimet e saj gjejnë një rezervuar kreativiteti dhe agjencie përbrenda gjendjes “as-as” të “qenies diasporike”.
Elona Beqiraj (1997, DE) është poete e cila jeton dhe punon në Berlin. Poezia është gjuha që ajo përdor për të shkruar për atë që nuk mund t’i përgjigjemi lehtësisht. Pyetjet rreth mallit dhe përkatësisë lindin në vargjet e saj ndërsa ajo përpiqet të balancojë mes jetës në “këtu” dhe kujtimeve të “atje” – Kosova, shteti i prindërve të saj të cilin ajo e njeh prej historive dhe prej ditëve të pushimit të verës.
Poezitë e saj veprojnë si mjete për të formësuar -midisin- dhe kanë të bëjnë me një pjesë të fraktuar të identitet të saj dhe identitetit të të tjerëve që nuk është i mirëpërcaktuar që e formojnë komunitete në diasporë duke u bazuar në eksperienca dhe ndjesi. Duke kujtuar viktimat e shumta të krahut të djathtë ekstrem në Gjermani duke fuqizuar njerëzit që kanë migruar në rezistencën e tyre dhe në të drejtën për të ekzistuar.
Punimet
Elona Beqiraj
Poezi nga: Und wir kamen jeden Sommer "Dhe ne vinim çdo verë"
2019
Mundësuar falë autores dhe Resonar Verlag
Past
Reading Session
Dhe ne vinim çdo verë: sesion leximi nga Elona Beqiraj
12.08.2022 18.00-19.30
● Qendra për Praktikë Rrëfyese