Driton Hajredini
Newly conceived
1970, RKS
Driton Hajredini (1970, RKS) është një artist kosovar i cili punon përmes pikturës, videove artistike, instalacioneve, fotografisë dhe filmit.
I lindur dhe i rritur në Prishtinë, Hajredini ka studiuar në akademi të arteve si në Kosovë dhe Gjermani e tanimë ai jeton mes këtyre dy shteteve. Puna e tij është shfaqur në vende të ndryshme të botës që prej ekspozitave vetjake tek festivalet e filmave.
Në punën e tij, Hajredini shpesh hulumton tema në lidhje me kufijtë, refugjatët, ekzilin, luftën dhe izolimin. Stili i tij jo i zakontë shpesh përtall punime artikstike ndërkombëtare të mirënjohura.