Dineo Seshee Bopape

1981, ZA
Master Harmoniser (Ile aya, moya, la, ndokh) , 2021, © Dineo Seshee Bopape Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Master Harmoniser (Ile aya, moya, la, ndokh) , 2021, © Dineo Seshee Bopape Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Master Harmoniser (Ile aya, moya, la, ndokh) , 2021, © Dineo Seshee Bopape Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Master Harmoniser (Ile aya, moya, la, ndokh) , 2021, © Dineo Seshee Bopape Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Instalimet e Dineo Seshee Bopape shqyrtojnë marrëdhëniet komplekse të njerëzimit me tokën, duke parë nga afër kapitalizmin racor, pushtimin, kolonializmin dhe trashëgimitë e tyre, si dhe marrëdhëniet tona metafizike me tokën – si materie elementare, si trup dhe si burim jetësor. Ajo shpesh punon me objekte të gjetura, plastikë dhe lëndë natyrore si dheu, argjila dhe druri. Shoqëruar nga tingujt e erës, valëve, kafshëve, objekteve dhe zërave njerëzorë “të instrumentalizuar” për të folur, tingëlluar e kënduar, animacioni i Bopape-s Master Harmoniser [Harmonizuesi Kryesor (Ile aya, moya, la, ndokh)] u vizatua me argjilë të gjetur në porte të ndryshme të përfshira në tregtinë transatlantike të skllevërve. Ai erdhi si reagim ndaj një fotografie të shekullit XIX që përshkruan shpinën e kamxhikosur brutalisht të një skllavi të arratisur, i njohur ndryshe si Gordon ose Peter. Imazhet e vragave të tij si lum e mal u përdorën fillimisht për të tërheqë vëmendjen ndaj brutalitetit të skllavërisë dhe për të bërë thirrje për shfuqizimin e saj. Në punën e vet, artistja e ritrajtëson atë dhunë duke nënvizuar qëndresën e të mbijetuarve – pasardhësve të të skllavëruarve – nëpër kohë e terren. Ajo na fton të reflektojmë mbi dëshmimin e trashëgimisë së traumës, duke pyetur se çka mban mend toka si dhe çka duan ujërat që ne të kujtojmë gjatë kohës dhe pse.

Dineo Seshee Bopape (1981, ZA) u lind në një të diel. Nëse do të ishte nga Gana, emri i saj do të ishte Akosua/Akos për shkurt.

Në vitin e lindjes, ndodhën lëvizjet e Brikstonit; dy njerëz u lënduan kur një bombë shpërtheu në qendrën tregtare Durban. Bobby Sands vdes, MTV lansohet për herë të parë, Boeing 767 fluturon për herë të parë, Umkhonte we Sizwe mban operacione dhunuese kundër shtetit aparteid.

Ndodhi një tërmet në Kinë që vrau gati 50 njerëz. Hosni Mubarak u zgjodh president i Egjiptit, pati një grusht shteti në Ganë. Princesha Diana e Britanisë u martua me Charles-in. Bob Marley vdes. Aparteidi SA pushtoi Angolën. SIDA identifikohet/krijohet/emërtohet.

Salman Rushdie publikon Midnight’s Children (Fëmijët e Mesnatës). Në rajonin e lindjes së saj: i vdiq gjyshja nga babai. Lindi Julius Malema. Miliona njerëz qanë. Miliona njerëz qeshën! Popullsia e botës me sa duket ishte rreth 4.529 miliardë.

Punimet

Dineo Seshee Bopape
Master Harmoniser (Ile aya, moya, la, ndokh) 
2021  

Video, 25:08 min. 

Mundësuar falë artistes dhe Galerie Sfeir-Semler, Hamburg