Bora Baboçi

Newly conceived 1988, AL
nëse rrimë natyrshëm [if we stay naturally] , 2022, © Bora Baboçi. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
nëse rrimë natyrshëm [if we stay naturally] , 2022, © Bora Baboçi. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
nëse rrimë natyrshëm [if we stay naturally] , 2022, © Bora Baboçi. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
nëse rrimë natyrshëm [if we stay naturally] , 2022, © Bora Baboçi. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Imazhet dalin brenda dhe jashtë kujtesës. Ato përsëriten, ndonëse pandryshueshëm zhvendosen dhe bredhin, duke ndryshuar përgjithmonë orientimin dhe aleancat.

Në veprën e saj, Bora Baboci eksploron natyrën e pakapshme të kujtesës përmes procesit të kompozimit të mishëruar. Ajo vizaton mbi një botë imagjinare të cilësive ujore, thellësitë e saj bëhen sipërfaqe, transparencat zbehen në opacitete mes imazheve në dukje të pafundme të narracionit të brishtë.

Vepra përbëhet nga një vizatim rrëmbyes, ëndërrimtar – një kompozim në pritje – dhe filmime të hetimit bashkëpunues të artistes me koreografin Gentian Doda. Të dy ofrojnë udhëzime për vizitorët mbi mënyrat e bashkëveprimit me përbërjen – dhe kështu për pjesëmarrje në bërjen e saj. Në pyetjen e saj jolineare dhe të përsëritshme, artistja reflekton se si perceptimi i përkatësisë, rrëfimet e origjinës dhe cilësitë e tyre në dukje të natyrshme ndodhin brenda kufizimeve të trupit, hapësirës dhe kohës, duke qenë në mënyrë të pashmangshme në kundërshtim me të trija. Në këtë kontekst, ajo mban shoqëri me shkrimtaren amerikane Gertrude Stein, e cila përsiat se “kompozimi nuk është aty, ai do të jetë aty dhe ne jemi këtu. Kjo është ca kohë më parë për ne natyrshëm”.

Bora Baboçi (1988, AL) ka studiuar disiplinën e arkitekturës dhe kërkimit hapësinor, të cilën ajo e përfshin paralelisht në praktikën e saj artistike. Puna e saj artistike varion prej vizatimeve e deri në instalacione performative duke eksploruar trupëzimin e emocioneve dhe se si mund të gjurmohen rrënjët e tyre në hapësirë.

Baboçi përdor rrethana hapësinore të vërteta ose fiktive në mënyrë që të zbërthejë qëllimet dhe momentet e ndryshimit që vijnë me strehimin, erosin, tëhuajzimin dhe përkitjen. Përmes punës së saj ajo eksploron perceptimet e hapësirës fizike dhe se si kjo lidhet me realitetin e përvojave njerëzore.

Punimet

Bora Baboçi
nëse rrimë natyrshëm  
2022 

Laps në letër; video, rreth 20 min. 

Mundësuar falë artistes