Alije Vokshi

1945- 2022, RKS
Portrait of Visare (daughter of the artist), 1986 – 1988, © Estate of Alije Vokshi. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha Woman with a distorted face, 1985, © Estate of Alije Vokshi. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Alije Vokshi ishte e para piktore shqiptare nga Kosova që studioi në Beograd e Paris dhe dha mësim për artet figurative në Universitetin e Prishtinës. Më së shumti njihet për portretet ekspresioniste të saj. Këto janë të mahnitshme jo vetëm për paraqitjen e ngrysur e të nuancuar të emocioneve të subjekteve në to, por edhe për përshkrimin e spikatur të duarve. Ato janë vazhdimisht të mëdha, në shpërpjestim, njëherësh të përçudshme e të shkathëta, të vrazhda e përkëdhelëse. Pasi pikturoi fillimisht një punëtore, pamja e të cilës e kishte mahnitur në rrugë, Vokshi ua vuri duart e punëtorëve të gjitha subjekteve të veta, duke filluar nga e ëma. Duart e mëdha, siç shpjegonte në një intervistë, janë “tregues i punës së palodhshme dhe i zellit” – të dyja virtyte në mendjen e piktores që vetëm kohët e fundit po fiton njohje ndërkombëtare për artin e vet. Megjithatë, ndryshe nga e ëma e saj dhe shumë moshatare, Vokshi e zbatoi “punën e palodhshme dhe zellin” e vet përtej sferës shtëpiake. Është interesante se ishte i ati, jo e ëma, ai që e inkurajonte për këtë.

 

Alije Vokshi (1945, RKS) u lind në Prishtinë, Kosovë dhe studioi për pikturë në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd, Serbi. Në vitin 1968, ajo do të ishte e para grua e trajnuar formalisht në pikturë, në Kosovë. Në vitin 1977 ajo specializohet në Paris në klasën e profesor Yves Bryer, në Akademinë Grad Chaumiere Paris dhe në vitin 1981 u diplomua në nivelin Master në Beograd.

Përgjatë kësaj kohe, shumë pak gra mundën të ndiqnin edukimin e lartë, veçanërisht në fusha të arteve. Kësisoj, Vokshi shihej si artiste në pararojë në skenën e artit në Kosovë. Duke mos i marrë parasysh pritshmëritë e shoqërisë për rolin e saj si grua, Vokshi vazhdimisht nxiti dhe zhvilloi praktikën e saj artistike.

Punimet

Alije Vokshi
The artist's mother 
1987 

Vaj në kanavacë 

Mundësuar falë shtëpisë së Alije Vokshit