Alevtina Kakhidze
Alevtina Kakhidze (1973, UA) është një artistike nga Ukraina. Puna e saj bazohet kryesisht në performancë dhe pikturë. Me bazë në Muzychi, Ukrainë, 26 kilometra prej Kievit dhe e rritur në zonën e rajonin e Doneskut, Kakhidze ka përjetuar ndryshimet e mënjëhershme dhe kaotike prej ditëve të Ish-Bashkimit Sovjetik e deri te mjedisi i pabalancuar që rrodhi në histori duke përfshië luftën e padeklaruar mes Rusisë dhe Ukrainës në vitin 2014 dhe sulmin brutal të fundëm që nisi më 24 shkurt 2022.
Puna e Kakhizdes tanimë është e fokusuar tek bimët. Për të, bimët ofrojnë një model për t’u ndjekur prej secilit – ajo i sheh bimët si njërin prej shembujve më të mirë të pacifizmit në planetin tonë. Besimi i saj kundër prodhimit të armëve – dhe me impaktin e përfundëm në shoqëri – janë qëndrore në praktikën e saj. Ajo momentalisht është duke hulumtuar mundësitë e thyerjes së zixhirit të prodhimit të armëve në përgjithësi, duke marrë parasysh ekzistencën dhe nevojën për luftra mbrojtëse/çlirimtare, ashtu siç e parasheh në shtetin e saj.
Permanent
Artistic Intervention
Good as Hell: Voicing Resistance
01.01 1970
→
30.10.2022 00.00
● Galeria Kombëtare e Kosovës