Punëtoritë e pritshmërive të Manifesta janë një seri takimesh me palët e interesuara vendore në fushat e kulturës, shoqërisë civile, arsimit, arkitekturës, hulumtimit dhe politikës kulturore në Prishtinë. Qëllimi i përgjithshëm i këtyre punëtorive është së pari të prezantohet Manifestanë komunitetet në Prishtinë dhe më e rëndësishmja është qe të identifikohen objektivat, si dhe sfidat, pritjet dhe rezultatet e Manifesta 14 në qytetin e Prishtinës.

Si mund të përdoret Manifesta si një platformë për ndryshime shoqërore dhe kulturore, me një trashëgimi të mundshme të qëndrueshme? Çfarë lloj projektesh dhe procesesh nevojiten për t’i vënë në qendër kërkesat e qytetarëve të Prishtinës dhe për të krijuar projekte të qëndrueshme me ta? Si mund të përpiqet Manifesta të punojë në Ballkanin Perëndimor?

Rezultatet e bisedave do të publikohen në revistën Manifesta 14 dhe do të shërbejnë si një pikë nisjeje për programimin e bienales, përfshirë konceptimin e një institucioni të përhershëm në Prishtinë.

Diskutim me akter lokal /©️ Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla