Thirrje të hapura – Qendra për Praktikë Rrëfyese

12.07.2022

Punëtori

Procesi i regjistrimit:

Mund të regjistroni për të marrë pjesë në punëtori sipas rregullit: kush regjistrohet i/e pari/ pritet i/e pari/a. Rezervoni vendin tuaj duke dërguar një email në  me emrin m14cfnp@manifesta.org e profesionit tuaj dhe punëtorinë për të cilën jeni të interesuar. Subjekti duhet të përmbajë [emrin e punëtorisë] + regjistrim.

Mosha e rekomanduar për punëtoritë: 16+

Të gjitha punëtoritë do të mbahen në gjuhën angleze.

Punëtori për vetëbotim me An Onghena

Radicaal Riso. © Mathias Hannes

19 – 22 korrik, 2022
Orari: 10:00 – 16:00

Vendi: Maker-space në Qendrën për Praktikë Rrëfyese.

Një punëtori rizografike e fokuar në rastësitë e bukura që ndodhin gjatë printimit dhe krijimit të një libri artistik. Pjesëmarrësit janë të ftuar të njihen më nga afër me botën e rizografisë dhe bërjes së librit. Ky proces nis me shpjegime për makinën e rizografisë, historinë dhe prapavijën e saj duke u ndjekur me disa orë eksperimentimi. Më tej, kjo punëtori do të fokusohet në publikimet artistike dhe në librin si objekt, ku artistët përdorin formën e librit si bazë materiale për të prodhuar një punë të re, me imazhe, vizatime, tekst e ndoshta me risi të tjera të papritura.

Punëtoria drejtohet nga An Onghena nga kabinet.studio që së bashku me Freya Clijmans e drejtojnë këtë studio krijuese në Antuerp. Ata fokusohen në shtypjen rizografike dhe në dizajnin grafik me shumë zell për ndjesinë fizike të të prekurit e letrës dhe kombinimet e ngjyrave.

Numri i pjesëmarrësve: 15

Punëtoria e Speculative Tourism me Mushon Zer-Aviv dhe Shalev Moran

Hygenic. © Speculative Tourism

E shtunë, 23 korrik
Orari: 10:30 – 13:00
Vendi: Oaza e Qendrës për Praktikë Rrëfyese

Punëtoria e Speculative Tourism është një eksperiment bashkëpunues që synon të zgjerojë imagjinatën tonë politike. Së bashku do të mësojmë metodologji prej fushës së fantashkencës, rregullave të planifikimit dhe dizajnit spekulativ. Ne do të praktikojmë duke menduar për plot të ardhme të mundshme më shumë se sa një të ardhme të vetme. Drejtuar nga ekipi i Speculative Tourism, secili pjesëmarrës do të krijojë vizion e vet të papritur për historinë e së ardhmes.

Numri i pjesëmarrësve: 15

Të bërit bashkë të zërave, punëtori e podkastit me Anna Bromley

"Lüftung“, Anna Bromley. Photo © Sandy Volz

23 korrik dhe 30 korrik
Orari: 11:00 – 16:00

Vendi: Ndërtesa kryesore e Qendrës për Praktikë Rrëfyese

Në këtë seminar, Anna ndan njohuritë e saj për regjistrimin e audios në celular, teknikat e zërit, stilet e moderimit, si dhe metodat bazë të redaktimit të audios. Pjesëmarrësit do të regjistrojnë materiale në audio, do të kryejnë intervista të shkurtra dhe do ta modifikojnë materialin në një softuer audio me burim të hapur.

Sigurisht, do të ketë vend për biseda rreth zërit, të folurit ad hoc dhe për natyrën e pambarueshme të intervistave dhe diskutimeve në radio. Cilat zëra dhe cilat montazhe provokojnë dhe sfidojnë zakonet e dëgjimit? Si të flasim, të pyesim, apo të përbashkojmë zërat?

Numri i pjesëmarrësve: 12

Bërja e letrës dhe lidhja e librit: punëtori me Jeta Veselin

Paper Making. © Jeta Veseli

23-24 korrik
Orari: 11:00 – 17:00

Vendi: Ndërtesa kryesore e Qendrës për Praktikë Rrëfyese

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të bëni me letrat që nuk i përdorni më, por që grumbulloni çdo ditë? Jeta Veseli do t’ju udhëzojë në këtë proces duke përdorur mjete shtëpiake për të kthyer këto pjesë letre në zine, libra dhe në letra për larje të fotografive.

Numri i pjesëmarrësve: 15