Raumlabor / Ligjëratë në Prishtinë

11.03.2022

Ligjeratë nga Benjamin Foerster-Baldenius
raumlaborberlin 

15 Mars, e Martë – 7pm – @Termokiss 

raumlaborberlin është një kolektiv arkitektësh me bazë në Berlin që punojnë në idenë se hapësira është rezultat i marrëdhënieve shoqërore dhe jo një produkt i tregut të pasurive të paluajtshme.  

Bota është plot me struktura, të ndërtuara në emër të arkitekturës me një sasi të madhe materialesh, energjish dhe me çlirime të mëdha të CO2. Fatkeqësisht, shumë prej këtyre strukturave kanë pak vlerë në shoqëritë tona dhe kanë edhe më pak vlerë për planetin tonë dhe natyrën e saj. 

Në këtë ligjëratë, Benjamin Foerster- Baldenius do të prezantojë disa nga projektet e raumlabor në lidhe me kompleksitetin e ekosistemeve urbane dhe përpjekjen për të bërë«gjënë e duhur» si dizajnerë të hapësirës në një planet të dëmtuar. 

raumlabor është ftuar të zhvillojë një ndërhyrje në hapësirë në Fabrikën e Tullave në Prishtinë në kuadër të bienales Manifesta 14 Prishtina e cila do të mbahet prej 22 korrik deri më 30 tetor 2022.

Kjo ligjëratë do të shërbejë për të njohur më mirë punën e raumlabor dhe për raumlabor të njohë më nga afër skenën e artit aktiv dhe arkitekturës së Prishtinës. Së bashku me Banjamin, do të jenë të pranishëm dhe Olof Duus dhe Klodiana Millona. 

Do të ketë mjaftueshëm pije dhe kohë për të folur dhe shkëmbyer me njëri-tjetrin dhe nëse ka kërkesa ne do të ndajmë një përshkrim të shkurtër mbi planet e raumlabor për projektin që do të zhvillohet në Fabrikën e Tullave.   

Benjamin Foerster-Baldenius është një arkitekt, anëtar i raumlabor dhe themelues i Floating University Berlin dhe profesor për lëndën e Cohabitation në Staedelschule Frankfurt.