Publikimi i librit për Kujtesën Kolektive të ish-bibliotekës “Hivzi Sulejmani”

19.05.2022
Të premten, më datë 6 maj 2022, kopshti i ish-bibliotekës Hivzi Sulejmani priti lexues të cilët u mblodhën të festojnë publikimin e ri mbi kujtesën kolektive të këtij institucioni historik e monumenti të trashëgimisë kulturore. Ish-biblioteka në këtë kohë po restaurohet në mënyrë që të kthehet në Qendrën për Praktikë Rrëfyese, që do të jetë një institucion i qëndrueshëm ndërdisiplinor dhe hapësirë e Manifesta 14.
 
Dizajni i publikimit i referencohet librezës së vjetër që përdorej nga anëtarët e bibliotekës Hivzi Sylejmani. Ky punim u përgatit ekipi i Edukimit dhe i Ndërmjetësimit të Manifesta 14 në bashkëpunim me Fondacionin Shtatëmbëdhjetë. Në këtë punim mund të lexoni hulumtimin e Sihana Klisuricës, i cili është drejtuar prej një stafi bashkëpunëtorësh, mund të shihni një seri imazhesh të larmishme nga fotografi Atdhe Mulla dhe gjithashtu një seri intervistash të realizuara gjatë procesit kërkimor.
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
© Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla
Ky raport fokusohet në statusin gjithnjë e në zhvillim të bibliotekës përreth peizazhit shoqëror të Prishtinës e paraqet pikëpamje historike mbi këtë institucion të rëndësishëm. Diskutohen politikat e riemërimit ndërkaq prezantohen aktivitetet e veçanta që kanë ndodhur përgjatë 80 viteve të veta të funksionimit.
 
Ky event u ndoq nga ish-punonjës dhe pjesëtarë të bibliotekës Hivzi Sulejmani e gjithashtu nga zyrtarë publikë dhe përfaqësues të komunitetit të artit dhe letërsisë në Prishtinë. Vizituesit u mirëpritën me fjalët hyrëse të ekipit që bashkëpunoi për publikimin e këtij punimi dhe prej Catherine Nichols, Ndërmjetësueses Kreative të Manifesta 14.
 
Të gjithë patën mundësinë të vizitonin ndërtesën dhe kopshtin për herë të fundit para se të nisin punimet për renovim. Në fillim të bienales, ky institucion ndërdisiplinor, Qendra për Praktikë Rrëfyese do të hapë dyert dhe identiteti i tij do të formësohet më së miri prej hulumtimit të prezantuar në publikim.
 
Këtu mund të shkarkoni publikimin në gjuhën shqipe dhe këtu në gjuhën angleze.