Ambasada e Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë nënshkruan mbështetjen për rinovimin e bibliotekës Hivzi Sylejmani

27.01.2022

Dje, më 26 Janar 2022, Kryetarja e Misionit të Ambasadës së Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë ka nënshkruar një mbështetje bujare prej 300.000 eurosh për transformimin e bibliotekës “Hivzi Sylejmani” që do të jetë një prej hapësirave kryesore të Manifesta 14 Prishtina.


Në një takim të mbajtur në Komunën e Prishtinës me kryetarin e porsazgjedhur të Komunës së Prishtinës, Pëparim Rama, me Drejtoren Themeluese të Manifestës, Hedwig Fijen, Përfaqësuesen Rezidente të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Maria Suokko dhe Znj. Natacha Gomes, Kryetare e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, diskutuan në detaje rëndësinë e bashkëpunimit me bibliotekën “Hivzi Sylejmani” dhe dedikimin e tyre për të krijuar një qendër kulturore të rinovuar e të drejtuar nga komuniteti për qytetarët e Prishtinës.

Nga e majta: Natacha Gomes, Kryetare e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë; Maria Suokko, Përfaqësuese Rezidente e UNPD në Kosovë; Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinë, Kosovë; Hedwig Fijen, Drejtore Themeluese e Manifesta ©️ Manifesta 14 Prishtina | Atdhe Mulla

Natacha Gomes, Kryetare e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë
“Të sjellurit e Manifestas në Prishtinë është një arritje e madhe për Kosovën dhe mbarë rajonin, një arritje për të cilën Luksemburgu është krenar të kontribuojë. Bashkë me partnerët tanë të Manifesta 14, Komunën e Prishtinës dhe UNDP po ndërtojmë një hapësirë të përbashkët, zhvillojmë kreativitetin dhe po krijojmë mundësi për njerëzit, të cilat do të zgjasin përtej Manifesta 14. Të mikpriturit e Manifesta 14 do të tregojë çfarë ofron Prishtina dhe do të ndihmojë në stabilizimin e Prishtinës si një kryeqytet të vërtetë evropian.”

Hedwig Fijen, Drejtore Themeluese e Manifesta

Ne jemi jashtëzakonisht krenarë dhe të gëzuar që Qeveria e Dukatës së Madhe Luksemburgut që ka qënë gjithashtu dhe shteti nikoqir për Manifesta 2 që u zhvillua në vitin 1998, është tanimë sërish partnere me Manifestën, e kësaj rradhe për bashkuar forcat
për Manifesta 14 për të krijuar një trashëgimi afatagjatë për komunitetin në Kosovë dhe më gjërë.


Maria Suokko, Përfaqësuese Rezidente e UNPD në Kosovë

“Ne jemi të vendosur të sjellim eksperiencën tonë në restaurimin dhe rehabilitimin e vendndodhjeve të trashëgimisë kulturore dhe do t’i bashkohemi Manifestës në transformimin e bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në një qendër ndërdisiplinore që do të rrisë
kreativitetin dhe inovacionin, një qendër që do të mbledhë njerëz nga komunitete dhe sfera të ndryshme. Në procesin e restaurimit do të përdoren materiale tradicionale, të qëndrueshme dhe zgjidhje inovative për të treguar identitetin e ri të bibliotekës. Ne do të
mbështetemi në rrjetin tonë global dhe në partnerë tanë për të kontribuar në Manifesta 14 për të stabilizuar dhe drejtuar hapësirën dhe më së fundi, për të promovuar mundësi të reja pune në industrinë kreative.


Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinë, Kosovë

Jam i gëzuar që Manifesta dhe Ambasada e Luksemburgut kanë bashkuar forcat për të ndihmuar në krijimin e një programi kulturor të jashtëzakonshëm në bibliotekën “Hivzi Sylejmani. “Hivzi Sylejmani” në vete është një godinë që shpreh trashëgiminë e pasur kulturore dhe arkitekturore të Prishtinës. Komuna e Prishtinës është e lumtur të jetë bashkëpunëtore në këtë përpjekje, që merr parasysh ruajtjen e godinës dhe krijimin e një programi edukativ të veçantë e që do të vazhdojë të zhvillohet në vitet në vijim duke kontribuar në pasurimin e komuniteteve lokale.