Pjesëmarrësit e Manifesta 14 Prishtina 2022!

05.04.2022

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë me programin e Manifesta 14 Prishtina, që për momentin përfshinë 77 pjesëmarrës nga 32 shtete. 

Programi i bienales Manifesta 14 Prishtina do të shtrihet në ish-zonën industriale të Fabrikës së Tullave, Grand Hotel, Qendrën për Praktikë Rrëfyese dhe ish-bibliotekën Hivzi Sylejmani  e gjithashtu në një shumësi ndërhyrjesh artistike dhe urbane në qytet.  Këto janë qëndisur së bashku si pjesë e një parcours që mbledh të gjitha hapësirat publike dhe ngjarjet brenda një programi kompakt, i cili u mundëson vizituesve të ndërveprojnë me historitë e vendeve ku do të shfaqen këto ndërhyrje

Manifesta 14's initial participant list
Manifesta 14's initial participant list,

Pjesëmarrësit do të paraqesin punët e tyre në 22 hapësira përqark qytetit të Prishtinës, prej Hamamit të Prishtinës te sheshi Zahir Pajazit e Kino Rinia. Prej 40 ndërhyrjeve artistike dhe urbane, prezantohen sot, 32 punime të reja janë krijuar posaçërisht për Prishtinë. 

Deri më tani, ky program bën së bashku 77 pjesëmarrës nga 32 shtete, 37 pjesëmarrës janë nga Kosova dhe 16 të tjerë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Kësisoj, 48% e pjesëmarrësve dhe kolektivëve janë nga Kosova, duke përfshirë dhe projektet të pranuara nga Thirrja e Hapur për Projekte Kosovare të Manifesta 14, e kjo përbën një pjesë të rëndësishme të punës për të përfaqësuar më së miri botën kulturore të pasur të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të njoftojmë për pjesëmarrës dhe ndërhyrje të reja në afrim të hapjes së bienales më 22 korrik 2022.

Në ditët në vijim do të paraqiten informacione më të detajshme për çdo pjesëmarrës e do të mund t’i shihni në web faqen tonë. Qëndroni të përditësuar për të mësuar më shumë.