Open Forum

02.04.2022

Të martën më 15 shkurt 2022, Manifesta 14 mbajti forumin e saj të hapur për të prezantuar dhe diskutuar gjetjet e Konsultimeve me Qytetarët dhe anketës publike.

Manifesta 14 kreu një hulumtim të gjërë mbi atë se si qytetarët e Prishtinës e perceptojnë kulturën, hapësirat kulturore dhe qasjen kundrejt tyre. Përmes anketës publike dhe Konsultimeve me Qytetarët u ngritën shumë çështje me rëndësi, prej krijimit të hapësirave të reja për praktikues të kulturës, të paturit qasje dhe shumëllojshmëri në evente kulturore dhe dëshira për hapësira të gjelbra në qytet.

Manifesta 14 Prishtina © Ferdi Limani

Përgjatë Forumit të Hapur, Drejtorja e Manifesta Hedwig Fijen dhe Ndërmjetësuesja Kreative e Manifesta 14 Catherine Nichols hulumtuan se si këto gjetje të këtij kërkimi do të përfshihen në programin e bienales Manifesta 14 përpara se ky diskutim të hapet për publikun.

Shihni videon më poshtë për të parë momentet kryesore. Raporti i plotë që u prezantua do të jetë së shpejti i hapur për të gjithë për ta konsultuar, ndaj ju lutemi të regjistroheni buletinin tonë për t’u përditësuar me të rejat e fundit.