Manifesta 14 Prishtina hap thirrjen për Regjisorë Dokumentarësh

21.01.2022

Manifesta 14 Prishtina hap thirrjen për propozime për dokumetarë (deri në 30 minuta) të cilët do të ndjekin dhe theksojnë procesin, tregojnë njerëzit pas Bienales Evropiane Nomade dhe të shfaqin programin e pasur dhe të larmishëm 100 ditor që do të mbahet në vitin 2022. 

Ne ftojmë kompani lokale të produksionit, agjenci filmike ose regjisorë të aplikojnë dhe të na tregojnë ne, se si ata, mund t’i ofrojnë audiencës tonë një pjesë nga prapavija e skenës së edicionit të parë të Manifestas që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Grupi i përzgjedhur do të ndjekë stafin e Manifesta 14 Prishtina gjatë procesit të punës në Prishtinë mes aktiviteteve të shumta duke kulmuar me edicionin që do të mbahet prej datës 22 korrik e deri më 30 tetor 2022.  

Dokumentari final do të shfaqet në mbyllje të Manifesta 14 në Prishtinë e gjithashtu në turne festivalesh. Manifesta gjithashtu synon ta shfaqë këtë film në media të ndryshme ndërkombëtare. 

Ne kërkojmë një grup që do të tregojë historinë e Manifestës në Prishtinë, që do të theksojë qasjet inovative dhe unike që kjo bienale ka dhe të rrëfejë energjinë, dinamikën e gjallërinë e qytetit të Prishtinës. 

Për të aplikuar, ju lutemi të na dërgoni një CV, reel ose portofol dhe një letër motivuese e cila përfshin qasjen që do të keni ju apo organizata juaj. Të gjitha aplikimet duhet të dërgohen në gjuhën angleze.  

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën m14@manifesta.org me titull në subjekt “Manifesta 14 Prishtina Documentary” deri më 10 shkurt 2022. 

Për këtë projekt është përcaktuar një fond për prodhimin i cili mban vlerën prej 22,000 euro. 

 

Background/ Më shumë rreth nesh 

Manifesta. Bienalja Evropiane Nomade, ndryshon vendin çdo dy vjet. E themeluar në fillim të viteve 1990, Manifesta rimendon lidhjen midis kulturës dhe shoqërisë civile, duke hulumtuar dhe nxitur ndryshime pozitive shoqërore përmes kulturës bashkëkohore në dialog të ngushtë me sferën shoqërore të qytetit mikpritës dhe komuniteteve të tij. Manifesta vazhdimisht ka befasuar me zgjedhjen e vendve mikpritëse, të cilat pasqyrojnë ADN-në gjithnjë e në ndryshim të Evropës, për të hedhur dritë mbi një botë që përcaktohet nga ndryshimi i imperativave etike dhe estetike. Manifesta si ngjarje që përsëritet, është shndërruar vetë në një instrument shumë-shtresor dhe gjithëpërfshirës të projekteve të angazhimit qytetar. 

 

Në vitin 2022, Manifesta 14 Prishtina do të mbahet në Prishtinë, Kosovë. Manifesta 14 Prishtina synon të mbështesë qytetarët e Kosovës në ambiciet e tyre për të rikthyer hapësirat publike dhe për të rimenduar të ardhmen e kryqytetit të tyre si një metropol me mendje të hapur në Ballkan dhe Evropë përmes zhvillimit të një institucioni të ri kulturor për Kosovën dhe rajonin.

 

QËLLIMI I PUNËS 

Prodhimi i dokumentarit do të zbatohet nën mbikqyrjen direkte të Departamentit të Komunikimit të grupit të Manifesta 14 Prishtina. 

Nën mbikqyerjen direkte dhe drejtimin e marrë nga stafi i Manifesta 14 Prishtina, regjisori/ja apo agjencia duhet të dorëzojë këto materiale si më poshtë: 

  1. Zhvillimin e një filmi dokumentar deri në 30 minuta mbi procesin dhe njerëzit pas Manifesta 14 Prishtina. 
  2. Intervistimin e disa njerëzve të përzgjedhur për dokumentarin, duke përfshirë stafin e Manifesta 14 Prishtina, pjesëmarrësit, palë të interesit, qytetarët, përfaqësues zyrtarë, institucione të rëndësishme publike. 
  3. Të mbajë kontakt të rregullt me stafin e Komunikimit të Manifesta 14 Prishtina përgjatë para-produksionit, produksionit dhe post-produksionit të dokumentarit.
  4. Të prezantojë paraprakisht dokumentarin në proces stafit të projektit për komente, sugjerime dhe rishikime.
  5. Të titrojë dokumentarin në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe.
  6. Të përfundojë dokumentarin dhe trailer-in duke respektuar afatet që nga data e nënshkrimit të kontratës.

 KOHËZGJATJA DHE KORNIZA KOHORE 

  • Mars – Tetor 2022 – Produksion 
  • Nëntor – Dhjetor 2022 – Post produksion 
  • Janar 2021 – Dorëzimi i dokumentarit 

KRITERET E VLERËSIMIT 

Aplikimet do të vlerësohen duke patur parasysh këto kritere:

– Eksperienca të rëndësishme, Portofolio dhe kapacitetet teknike 40%
– Qasja ndaj organizatës dhe Propozimi 60%