Muzeu Etnologjik do të jetë një nga hapësirat e Manifesta 14 Prishtina!
Manifesta 14 Prishtina vazhdon të prezantojë hapësirat ku artistët pjesëmarrës do të prezantojnë punimet e tyre, instalacionet, ekspozitat e shumë të tjera. Në radhë është Muzeu Etnologjik, një nga institucionet kryesore kulturore në Kosovë.
Muzeu Etnologjik është një nga objektet e fundit të mbetura në Çarshinë e Vjetër të Prishtinës dhe paraqet një ndërtesë të pasur me histori dhe kulturë. Është një ndërtesë e stilit otoman prej guri dhe druri dhe ishte shtëpia e familjes Gjinolli për shumë vite përpara se të bëhej muze. Para vitit 1990, kjo ndërtesë ka shërbyer si muze i natyrës, por pas vitit 2003 është mbushur me objekte të përditshme të periudhës osmane në Kosovë. Tani muzeu prezanton edhe kostumet historike, tradicionale në Kosovë. E vendosur në kompleksin Emin Gjiku, është monument i mbrojtur nga shteti i Kosovës që nga viti 2016.
Ky muze paraqet jo vetëm vlera të gjera kulturore, por edhe përfaqësim të detajuar se si jetonin familjet, veshjet që mbanin, objektet, armatimet dhe artefaktet të cilat pasurojnë vizionin e se si kanë jetuar kosovarët në shekullin e kaluar. Të gjithë mund ta vizitojnë ndërtesën falas dhe mund të ndjejnë një pikë vendimtare se si dukej jeta e përditshme në këto territore vite më parë.
Dhomat në këtë shtëpi tregojnë historinë rutinore të familjeve në këtë qytet. Kjo ndërtesë tanimë mban të njëjtin interior të stiluar në qilima tradicionale dhe objekte rudimentare që reflektojnë mbi kreativitetin në përdorimin e sendeve sesi gjithçka mundet të jetë në shërbim dhe i përdorshëm.
Gjatë bienales 100 ditore të Manifesta 14 Prishtina, ky muze do të jetë pjesë e hapësirave ku shumë pjesëmarrës do të japin vizionin e tyre artistik se si mund të rrëfehen tregime ndryshe.