Ju prezantojmë me Udhëtimin e Gazetarëve ndërkombëtarë në Prishtinë dhe Tiranë
Javën e kaluar, Manifesta 14 mikpriti një grup gazetarësh ndërkombëtarë për një tur 3-ditor në Tiranë, Shqipëri dhe Prishtinë, Kosovë.
Ky program 3-ditor u ndërtua në mënyrë të tillë që të shfaqë më të mirën e botës kulturore në rajon.
Në vizitën në Prishtinë, ky grup pati mundësinë të shihte qytetin dhe të njihet me disa prej hapësirave që do të jenë pjesë e Manifesta 14. Bekim Ramku, Drejtori i Fondacionit të Arkitektëve të Kosovës e njoftoi grupin me historinë e disa prej ndërtesave më ikonike të Prishtinës, duke përfshirë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe Biblotekën Kombëtare.
Drejtorja e Manifesta Hedwig Fijen dhe Ndërmjetësuesja Kreative e Manifesta 14 Catherine Nichols prezantuan një seri të hapësirave të ardhshme të Manifesta 14 e gjithashtu hapësira të rëndësishme kulturore në qytet si Kino Armata dhe LambdaLambdaLambda. Në mbrëmje në Prishtinë, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku pritën grupin e gazetarëve në darka që përfshinë zyrtarë të lartë, anëtarë të Manifesta 14 dhe anëtarë të komunitetit kulturor të Prishtinës.
Në Tiranë, ky grup pati mundësinë të njihet me hapësirat më të dalluara arkitekturore të qytetit dhe me zhvillimet e vazhdueshme arkitekturore. Dita e parë përfundoi me një darkë të mbajtur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj dhe u ndoq me një mbrëmje në Destil Creative Hub and Gallery me njerëz nga skena kulturore në Shqipëri. Në vijim, ky grup u prezantua me Shtëpinë e Gjetheve, një muze në Tiranë mbi mbikqyrjen sekrete gjatë kohës së komunizmit e kjo vizitë u drejtua nga Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti dhe nga Drejtorja e Shtëpisë së Gjetheve.
Ky udhëtim i ofroi gazetarëve mundësinë për të parë peizazhin e rajonit duke iu bashkangjitur me një drekë në Mrizin e Zanave dhe udhëtim mes Prishtinës dhe Tiranës.
Grupi i gazetarëve përbëhej nga media si Le Monde, de Volkskrant, Der Standard, Tagesspiegel, Art Newspaper France dhe shumë të tjerë. Për shumë prej gazetarëve, kjo ishte vizita e parë e tyre në këtë rajon. Manifesta 14 shpreson se me të treguarit e jetës dinamike kulturore të rajonit para programit të bienales, këto publikime mund të ndihmojnë që të përplotësojnë imazhin e këtyre dy kryeqyteteve si pika kulturore emocionuese në peizazhin evropian.