Mbresat nga mediat

17.08.2022

Manifesta 14 Prishtina ka patur një nisje të shkëlqyer me vlerësime të shumta nga mediat vendase dhe ndërkombëtare. Edicioni i 14-të i Manifesta hapi dyert para një muaj, e prej atëherë reagimi i mediave vendase dhe ndërkombëtare, i vizitorëve ndërkombëtarë dhe i banorëve të Prishtinës ka qenë i jashtëzakonshëm.

Me mirënjohje për mediat e ndryshme nga e gjithë bota, jemi të gëzuar të ndajmë me ju disa citime e mbresa të mediave të cilat na vizituan.

The Economist – “As well as filling Pristina with art, the nomadic biennial is trying to help its host city in the long-term .” (Po aq sa e ka mbushur Prishtinën me art, bienalja nomade është në përpjekje për të ndihmuar qytetin nikoqir në mënyrë afatgjatë)

ArtDaily – “Through its focus on the Balkans, this year’s Manifesta seemed to raise anew the issue of belonging, opening up the question of what are the issues and problems that a community decides to put before itself.” (Me fokus në zonën e Ballkanit, ky vit i Manifesta duket se ngre çështje të reja të përkatësisë, duke qënë më të hapur ndaj pyetjes se cilat janë këto probleme që komuniteti vendos t’i verë para vetes.)

Frieze “Forgoing more glamorous cities in favour of lesser-known places, this biennial aims to offer something more meaningful to host cities than the opportunity to be a fleeting art circuit destination.” ( Duke hequr dorë prej qyteteve magjepsëse e duke përkrahur vende më pak të njohura, kjo bienale synon të ofrojë diçka më domethënëse për qytetin nikoqir se sa mundësinë për të qenë një destinacion kalimtar për qarqe artistike.)

Art Agenda“The conclusion to this story: Manifesta is what an international biennial should be, a show reflecting its context and transforming it in turn.” (Përfundimi i kësaj historie: Manifesta është çka një bienale ndërkombëtare duhet të jetë, një shfaqje që reflekton mbi kontekstion e duke e transformuar atë në vazhdim.)

Përgjatë kësaj kohe Manifesta 14 ka patur mbi 35,000 mijë vizita, ndërsa na presin edhe më shumë ndodhi, duke përfshirë lansimin e Manifesta Night në fund të këtij muaji. Ndërkaq jemi entuziastë për çka na pret në muajt në vijim.

Për më shumë artikuj rreth Manifesta 14, ju lutemi të vizitoni faqen në vijim: Mbulimi Medial