Hedwig Fijen dhe Catherine Nichols vizitojnë Prishtinën

16.11.2021

Ndërmjetësuesja Kreative e Manifesta 14 Prishtina Catherine Nichols dhe Drejtorja Themeluese e Manifesta Hedwig Fijen vizituan Prishtinën javën e kaluar për një seri takimesh në qytet dhe në mbarë Kosovën, duke përfshirë një udhëtim në Mitrovicë.

Java përfshiu vizita në lokacione të mundshme për ekspozita, punëtori dhe ndërhyrje urbane, si në Grand Hotel Prishtina, Fabrikën e Tullave dhe Bibliotekën Hivzi Sylejmani. Shumë nga këto lokacione nuk janë shfrytëzuar për ndërhyrje kulturore në të kaluarën, kështu që ofrojnë mundësinë që Manifesta të sjellë ndryshime afatgjate në jetën kulturore të Prishtinës.

Nga data 22 korrik deri më 30 tetor, këto lokacione potenciale, dhe të tjera në të gjithë qytetin, do të jene vendet e ndërhyrjeve artistike dhe urbane të krijuara nga një përzgjedhje e artistëve kosovarë dhe ndërkombëtarë.

Director Hedwig Fijen speaking at our Expert Talks in Prishtina © Manifesta 14

Të enjten në mbrëmje, Hedwig dhe Catherine  morën pjesë në eventin e parë të Bisedimeve me Ekspertë , të krijuara bashkë me Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup si pjesë e Projektit Manifesta 14 për Ballkanin Perëndimor. Hedwig e nisi mbrëmjen me një hyrje se si arti dhe praktika kuratoriale është përshtatur në ‘realitetin tonë të ri’ pas përçarjes sociale të dy viteve të fundit.

Thursday's discussion on 'Socially Engaged Art' ©

Kjo u pasua nga prezantimi i Catherine Nichols të punës së saj mbi Joseph Beuys dhe konceptet e tij rreth demokracisë kolektive dhe transformuese brenda artit, parime që do të informojnë funksionimin e Manifesta 14 këtë verë.

Pjesëmarrësi i Manifesta 12, Filippo Minelli dhe artistja dhe kuratorja nga Prishtina, Blerta Hoçia, prezantuan punimet e fundit, ku kjo e fundit diskutoi mbi urgjencën e kurimit për artistët e rinj kosovarë.

Ngjarja ofroi mundësi për të reflektuar mbi projektet e mëparshme të Manifesta dhe ndryshimet që ka pësuar komuniteti artistik në dy vitet e fundit, duke eksploruar mundësitë e programit të bienales së ardhshme në Prishtinë.

Falë kësaj kohe në Prishtinë, vizioni i Catherine tani është një hap më afër realizimit. Në javët në vijim do të ketë njoftime të tjera lidhur me projektet vendore kosovare.