Fushat e Lulediellit 2021 Agnes Denes, Autostrada Biennale + Manifesta 14 Prishtina

22.04.2021

Manifesta është e lumtur për bashkëpunimin me edicionin e 3-të të Autostrada Biennale, lidhur me projektin e Agnes Denes të “Fushave të Lulediellit 2021” në të cilin ne festojmë një hapësirë ​​publike qendrore në Prishtinë – pllatonë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Agnes Denes, e lindur në Hungari, rritur në Suedi, dhe momentalisht e bazuar në Nju Jork, është nismëtare e disa lëvizjeve artistike, gjithmonë duke hulumtuar shkencën, filozofinë, historinë, psikologjinë dhe muzikën. Në punën e saj artistike, ajo nxjerr në pah dhe angazhohet me idetë sociopolitike duke përfshirë estetikë të fortë, tërheqëse.

 

 

 
Manifesta 14 Prishtina

Aktivistë të mjedisit, studentë dhe fëmijë nga Prishtina u mblodhën bashkë me ekipet e Autostrada Biennale dhe Manifesta 14 Prishtina to mbjellin fara të lulediellit. Prania dhe kontributi i tyre ka qenë jetik për bashkë-krijimin dhe bashkëpronësinë e veprës artistike. Sipas fjalëve të Denes, “Kur gjërat rriten, lulëzojnë, jeta i shpreh transformimet dhe sekretet e saj. Shikoni, dëgjoni, merrni pjesë. Ne të gjithë mund të jemi si luledielli, të rritemi, të ushqehemi, t’i përmbushim të tjerët me pasurinë tonë, t’i drejtohemi diellit, pastaj të reflektojmë ngrohtësinë e tij për të gjitha krijesat e gjalla. “