Bëhu Vullnetar / Mbështet Ekipin e Manifesta 14 Prishtina

27.05.2022

Për herë të parë, Manifesta vjen në Kosovë e do të sjellë më shumë se 100 pjesëmarrës kreativë prej gjithë botës për të transformuar Prishtinën në një skenë dinamike, energjike, të zellshme e artistike. Manifesta 14 Prishtina do të zhvillojë aktivitetin e saj për 100 ditë në 25 hapësira emblematike të qytetit. Kjo gjë do të zgjojë vëmendjen e mijëra vizitorëve dhe ne kemi nevojë për ndihmën e vullnetarëve entuziastë, kreativë dhe të dedikuar që kjo të ndodhë.

Na u bashkoni për të patur një mundësi të veçantë për të përfaqësuar skenën e larmishme të Prishtinës dhe shtetin e bukur të Kosovës. Nëse jeni të interesuar për të qenë vullnetare / pjesë e ekipit mbështetës, plotësoni aplikimin këtu.

Ju do të punoni për 100 ditë duke nisur prej 20 korrikut e deri më 30 tetor 2022 në dy ndërrime: prej 9:30 – 15:00 ose prej 15:00 – 20:30, çdo ditë prej të martës në të diel.

Do të ketë pjesëmarrje e qasje të lirë në secilin event. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të njohur njërëz nga komunitete të ndryshme nga Prishtina, Kosova dhe gjithë bota.

Vullnetarëve / Ekipit Mbështetës do t’u përcaktohen detyrat çdo ditë përmes përmbledhjeve, por përgjegjësitë e tyre do të përfshijnë:

–  Informimin e vizitorëve në lidhje me Manifesta 14 Prishtina

–  Ndihmesë për vizitorët të gjejnë hapësirat e Manifesta 14 Prishtina

–  Shpërndarjen e posterave dhe broshurave në publik

–  Mbajtjen shënim të komenteve të vizitorëve për secilën hapësirë

–  Kryejen e detyrave si: ujitje të bimëve ose shoqërim të vizitorëve.

 

Të gjithë Vullnetarët / Pjesëtarët e ekipit mbështetës do të marrin një t-shirt, çantë dhe ujë/pije përgjatë ndërrimeve të punës.

Ne inkurajojmë anëtarë të grupeve minoritare dhe të komuniteteve të ndryshme të aplikojnë.