Strategjitë e Rrëfimtarisë në Realitetin Virtual
Një bisedë me Adela Demetjan, Valentina Perin, Olson Lamajn, Jon Stam dhe Lívia Nolasco-Rózsás
Kjo bisesë zë fill nga ekspozita Matter, Non-Matter, Anti-Matter (Lënda, Jo-Lënda, Anti-Lënda) me punime nga dyshja HUNITI GOLDOX, Olson Lamaj dhe Valentina Peri që krijuan një rezidencë dy mujore në Tirana Art Lab.
Punët e tyre përfshijnë mjete të Extended Reality (Realitetit të Zgjeruar) dhe përballen me çështje të hapësirës publike në qytetin e Tiranës ndërsa angazhohen me tematika të individualitetit dhe kujtesës kolektive, ekosistemin ujor dhe fuqinë e përfaqësimit në periudhën virtuale.
Ekspozita përfshin Immaterial Display (Shfaqje jomateriale) një instalacion ndërveprues për të përjetuar dy hapësira të rëndësishme të ekspozitës në të shkuarën Les Immatériaux (Centre Pompidou, 1985), dhe Iconoclash (ZKM | Center for Art and Media Karlsruhe, 2002).
Artistët Valentina Peri dhe Olson Lamaj, kuratorja Adela Demetja, dizajneri Jon Stam dhe kryetarja e projektit Beyond Matter Lívia Nolasco-Rózsás do të diskutojnë prej qasjes dhe eksperiencës së tyre në lidhje me strategjitë e rrëfimtarisë në realitetin virtual dhe mundësitë për ta zgjeruar këtë realitet të ofruar për rrëfime bashkëkohore dhe të së ardhmes.
Olson Lamaj është një artist multimedial nga Shqipëria. Valentina Peri është një kuratore e pavarur, kritike kulturore dhe autore që banon në Paris. Adela Demetja është kuratore dhe drejtuese e Tirana Art Lab – Qendra për Art Bashkëkohor. Lívia Nolasco-Rózsás është kuratore dhe hulumtuese nga Hungaria e cila momentalisht punon si kërkuese shkencore e asociuar dhe kuratore në ZKM | Qendra për Art dhe Media, Karlsruhe. Jon Stam është dizajner i cili fokusohet në objekte që përbrendësohen në kontekst, punime dore të cilësisë së lartë dhe marrëdhënieve që zhvillohen në qetësi. Ai ishtë bashkëthemelues i Commonplace Studio.
Ekspozita është pjesë e projektit në bashkëpunim Beyond Matter. Trashëgimia Kulturore në Kufi të Realitetit Virtual, i dedikuar ndaj qasjeve të reja e digjitale në rigjallërimin e ekspozitave, dokumenteve, përhapjen e informacionit dhe zhvillimin e mundësive artistike e kuratoriale të dhëna nga përfaqësimi virtual.
Kjo bisedë do të mbahet prej orës 15:00- 16:30, ditën e shtunë, më datë 23 korrik në Qendrën për Praktikë Rrëfyese.
Partnerët e projektit: Tirana Art Lab – Center for Contemporary Art, ZKM | Center for Art and Media Karlsruhe, Centre national d’art et de culture Georges Pompidou, Ludwig Múzeum – Kortárs Művészeti Múzeum, Tallinn Art Hall, Aalto University, École polytechnique fédérale de Lausanne, EPFL Pavilions (partnerë të asociuar).
Bashkëfinancuar nga Programi i Creative Europe i Bashkimit Evropian dhe Komisioni i Qeverisë Federale Gjermane për Kulturë dhe Media.
Screening
Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese
01
→
30.10.2022 10.00-16.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Event
Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley
29.10.2022 00.00-14.30
● Qendra për Praktikë Rrëfyese