Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022
Memoriali i Martirëve të Luftës së Dytë Botërore

participants

Sislej Xhafa

Ndërhyrje artistike – Sislej Xhafa

frosted pocket , 2022 © Sislej Xhafa. Photo © Manifesta 14 Prishtina, Ivan Erofeev
frosted pocket  , 2022 © Sislej Xhafa. Photo © Manifesta 14 Prishtina, Ivan Erofeev

Shumica e memorialëve bëhen të padukshëm me kalimin e kohës. Sado i rëndësishëm mund të ketë qenë tregimi i tyre dikur, domethënia tenton t’u mjegullohet dhe t’u zbehet.

Monumenti i dëshmorëve partizanë në lagjen Velania të Prishtinës është rast i tillë në Kosovë. I projektuar për të ndihmuar ngritjen e mitologjisë rreth rezistencës partizane në Luftën e Dytë Botërore, monumenti përbëhet nga një kompleks në formë ylli me një glob në mes.

Ashtu si obelisku trekëmbësh në qendër të qytetit, ai qëndron për “vëllazërim-bashkimin” universal. Që nga lufta e Kosovës më 1999, monumenti është lënë në hije nga shtimi i një varreze për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe varrit për ish-presidentin Ibrahim Rugova. Tani më shumë fushë lojërash sesa vend përkujtimi, statusi i tij kontestohet gjerësisht.

Brenda mureve të këtij monumenti, tani të rrënuar, për dëshmorët dhe heronjtë, Sislej Xhafa ka mbledhur elementët e një tregimi alternativ: një pompë jofunksionale benzine, një karrige, një karikues paneli diellor, një telefon mobil dhe një kujdestar paguar. I titulluar frosted pocket [xhepi i ngrirë], tregimi i ri shpaloset gjatë 100 ditëve të Manifesta 14 në Prishtinë.  

Sislej Xhafa

frosted pocket

2022 

Pompë benzine, çadër, karrige, kujdestar, panel diellor karikues, telefon mobil 

Komisionuar nga Manifesta 14 Prishtina me mbështetjen e Galerisë CONTINUA, San Gimignano, Paris, Habana, Beijing, Sao Paulo, Les Moulins, Roma 

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – Sislej Xhafa

22.07 → 30.10.2022 10.00-00.00
Memoriali i Martirëve të Luftës së Dytë Botërore