Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022

Wheelchair Accessible

Shtëpia e Mallrave Gërmia

participants

Alban Muja

Ndërhyrje artistike – Alban Muja

Above Everyone, 2022, © Alban Muja. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev
Above Everyone, 2022, © Alban Muja. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev
Above Everyone, 2022, © Alban Muja. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev

Po të shikosh lart kur ecën rrugëve të Prishtinës, herët a vonë do të bien në sy shtëpitë vernakulare që pushojnë mbi të gjitha llojet e ndërtesave, nga ato rezidenciale te ato komerciale, nga ato moderniste te ato turbo-kapitaliste. Arkitektura të tilla parazitare, për të cilat aludon Alban Muja me ndërhyrjen e tij Above Everyone  [Mbi të gjithë], shfaqen nëpër qytete në gjithë botën.

Megjithatë, sipas Mujës, këto mishërime të çuditshme të qëndresës imagjinative kanë një rezonancë të veçantë në qytetet e mëparshme jugosllave si Prishtina. Këtu, prania e tyre anarkike sinjalizon jo vetëm rënien e sistemit socialist të akomodimit, i cili, të paktën në teori, u garantonte të gjithëve një banesë me çmim të përballueshëm, por edhe shpërbërjen e besimit dhe vështrimit për institucionet publike, pronën dhe hapësirën.

Vendimi i artistit për të ndërhyrë në ish-shtëpinë e mallrave Gërmia – një vend shumë i dashur i kujtesës kolektive, i shpëtuar kohët e fundit nga shkatërrimi me qëndresë publike – thekson urgjencën e debatit të hapur rreth të ardhmes së ndërtesave publike, si dhe jehonën e rezistencës kreative. 

Punimi

Alban Muja

Above Everyone   

2022

Instalacion: çimento dru, çimento, llamarine, plastikë, fasadë.

Komisionuar nga Manifesta 14 Prishtina dhe mbështetur nga Ammodo

Open Tour

Guida të hapura: Takohemi në ish-Shtëpinë e Mallrave Gërmia!

27.10.2022 16.00-17.30
Shtëpia e Mallrave Gërmia