Pa vend: Shfaqje e filmit dhe Q&A me Samir Karahoda
Na u bashkoni prej orës 18.00 në ditën e parë të shfaqjes së filmit “Pa vend” nga Samir Karahoda.
Filmi do të paraqitet çdo ditë deri në fund të bienales në Qendrën për Praktikë Rrëfyese dhe ky event do të ndiqet me një diskutim me regjisorin e filmit.
Rreth filmit:
Pa vend, në Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia për të mbajtur sportin e tyre të dashur gjallë, dy lojtarë vendas enden prej një vendi në tjetrin duke mbajtur mjetet e klubit: tavolinat e tyre.
Më shumë rreth regjisorit:
Samir Karahoda nisi punën si fotograf në vitin 1002. Në vitin 2003 ai përfundoi studimet për fotografinë në Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin Mimar Sinan në Stamboll. Krahas punës së tij si fotograf ai është është edhe kinematograf, mësues dhe kurator në programin e filmit të shkurtër në Festivalin e Dokumentarëve dhe Filmit të Shkurtër “Dokufest”.
Ai ka dhënë kontributin e tij si kinematograf në filma të ndryshëm të gjatë e të shkurtër duke përfshirë dhe filmat e tij. Filmi i tij i shkurtër dokumentar “Në mes” shënoi shfaqjen e tij të parë si regjisor e ky film pati premierën e vet botërore në Berlinale si filmi i parë kosovar që konkuron në këtë festival. “Pa vend” në filmin e tij të dytë të shkurtër i cili pati premierën në Konkursin Ndërkombëtar të Festivalit të Kanës në vitin 2021 ku u vlerësua me një nominim në EFA.
“Pa vend” fitoi çmimin IMDb Pro si filmi më i mirë i shkurtër në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Torontos si dhe filmi më i mirë i zhanrit “nonfiction” në Festivalin e Filmit në Sundance. Në vitin 2019, Karahoda u vlerësua me çmimin vjetor për kinematografinë nga Ministria e Kulturës së Kosovës.
Kredite:
Regjisor
Samir Karahoda
Skenaristë
Samir Karahoda
Zgjim Terziqi (bashkë-skenarist)
Aktorë
Jeton Mazreku
Ermegan Kazazi
Rifat Rifati
Editor
Enis Saraqi
Kompozitor
Memli Kelmendi
Screening
Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese
01
→
30.10.2022 10.00-16.00
● Qendra për Praktikë Rrëfyese
Event
Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley
29.10.2022 00.00-14.30
● Qendra për Praktikë Rrëfyese