Memoria Kolektive e Bibliotekës Hivzi Sylejmani
Manifesta 14 Prishtina është duke krijuar një model pilot për një hapësirë të përhershme ndërdisiplinore në ndërtesën e ish-bibliotekës së qytetit “Hivzi Sylejmani”, duke kombinuar bashkëpunimin rajonal, planifikimin urban, ndërtimin e komunitetit, artin dhe kulturën bashkëkohore.
Ndërtuar në vitet 1930 fillimisht si një ndërtesë banimi, në vitet 1940 shtëpia strehoi ish-Komitetin e Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovën, pastaj në 1948 u shndërrua në një bibliotekë të qytetit e cila funksiononte deri para disa vitesh.
Komuna e Prishtinës vendosi të rivitalizojë ndërtesën duke ja cakuar atë Manifesta 14, e cila do të marrë përsipër renovimin, konceptimin e funksionalitetit të saj dhe përfundimisht do të rihapë hapësirën për publikun brenda programit të Bienales në vitin 2022.
Departamenti i Edukimit dhe Mësimit të Manifesta 14 ka ftuar Fondacionin Shtatëmbëdhjetë në mënyrë që të hulumtojë kujtesën kolektive rreth Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, duke eksploruar kujtimet e ndryshme të qytetarëve. Projekti synon të trajtojnë idenë e rehabilitimit jo vetëm në aspektin fizik, por në kuptimin më të gjerë filozofik, si një lidhje midis hapësirës dhe kujtesës.
Çfarë zgjedhim të mbajmë, të rivendosim, të rehabilitojmë dhe të kujtojmë dhe çfarë vendosim të eliminojmë? Fiksimi i së kaluarës materiale nënkupton trajtimin e së kaluarës jomateriale-shoqërinë, kulturën, vlerat dhe kujtimet. Është një proces interpretues dhe pjesëmarrës i shikimit të së kaluarës në mënyrë që të zbulohen rrëfimet e përkatësisë që nuk mishërojnë asnjë histori, kujtesë apo identitet të vetëm, por një identitet kumulativ dhe të negociueshëm.
Përmbledhja e këtyre përvojave do të ndihmojë anëtarët e komunitetit dhe ekipin e Manifesta 14 për të kuptuar të kaluarën dhe kjo njohuri do të shërbejë si një pikënisje për aktivitetet e ardhshme të departamentit të edukimit të Manifesta14 në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, dhe do të kontekstualizojë institucionin ndërdisiplinor dhe rolin e tij për atë vend të veçantë, si dhe për qytetin e Prishtinës.
Grupi Hulumtues: Bleona Kurteshi, Egzona Hajrullahu, Goneta Ademaj, Idila Ibrahimi, Lirika Demiri, Ridona Berisha, Trina Hoti.