Programi i Edukimit dhe Ndërmjetësimit
Programi i Edukimit dhe i Ndërmjetësimit i Manifesta është një fuqi thelbësore kreative e kësaj bienaleje e cila ndërton dhe zhvillon marrëdhënie kuptimplota me Qytetin Nikoqir dhe komunitetet e tij.
Programi rrjedh nga një sërë projektesh kërkimore dhe takime me një sërë individësh në Qytetin Nikoqir të Manifesta duke përfshirë banorë, arsimtarë, artistë, historianë, aktivistë dhe shoqata. Për secilin edicion të Manifesta, programi formësohet ndryshe duke i vendosur pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët në qendër.
Në Manifesta 14 Prishtinë, programi u formua përreth tre shtyllave kryesore: edukimi, ndërmjetësimi dhe komuniteti, duke përfshirë tre projekte të ndërlidhura – Projekti i Shkollave, Shkolla e Ndërmjetësimit dhe Hapësira Oaza. Secili prej këtyre projekteve është rezultat i një procesi të gjatë kërkimor, i cili është mbështetur në (ri)zbulimin e historive dhe praktikave ekzistuesve, duke qenë të vëmendshëm ndaj nevojave shoqërore të momentit dhe duke identifikuar hapësira dhe mënyra për kolektivizim.