Artistic Intervention

22.07 → 30.10.2022
Shtëpia Shkollë e Familjes Hertica

participants

ETEA

Ndërhyrje artistike – ETEA

Kur Republika Socialiste e Jugosllavisë filloi të shpërbëhet në krye të viteve 1990, regjimi serb nisi një fushatë për të penguar shqiptarët e Kosovës nga pjesëmarrja në jetën publike.

Punonjësit shqiptarë u përjashtuan nga shërbimi publik, organet e medias u heshtën, shkollat mbyllën dyert për shqiptarët dhe universitetet u mbyllën po ashtu. Edhe spitalet ua refuzuan qasjen shqiptarëve. Si përgjigje, u krijua një shërbim publik paralel në akomodimin privat.

Studiuesit kosovarë po punojnë për një muze që do ta tregojë historinë e këtij sistemi paralel. Si një nga pak shtëpitë e mbetura që kanë shërbyer si shkollë, shumë do të donin që shtëpia e Herticëve, në rrënoja që nga shkatërrimi nga trupat serbe më 1999, të shërbente si vendi për këtë muze.

Duke paraqitë dhjetë intervista të historisë gojore me njerëz që ishin pjesë e sistemit, midis tyre ish-nxënës, mësues, mjekë dhe politikanë, video-instalimi Shkolla pa Shkollë ndihmon në përgatitjen e shtegut për muzeun e ardhshëm.

Works

Shkolla pa shkollë

2022

Video-instalim, dhjetë video, me ngjyra, me zë, me kohëzgjatje të ndryshme

Komisionuar nga Manifesta 14 Prishtina

Open Tour

Guida të hapura: Takohemi në Shtëpia Shkollë e Familjes Hertica

26.10.2022 16.00-17.30
Shtëpia Shkollë e Familjes Hertica