Lumi Ibër , Mitrovicë, Kosovë

                      

opening hours

10:00 - 20:00

Lumi Ibër

Një lumë përshkon qytetin e Mitrovicës në veri të Kosovës, vend në të cilin kuratori Petrit Abazi është lindur dhe rritur. Abazi i referohet këtij lumi si, linja më e hollë në zinxhirin e brishtë që stabilizon rajonin” për shkak të historisë së dhunshme të tensioneve etnike.

Lumi Ibër, që kalon në Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë është pjesë thelbërsore e psikogjeografisë së vendit-një shenjues jetësh të ndara mes me rrjedhave etnike dhe një hapësire mjedisore ku premtimi për bashkëekzistencë paqësore është vazhdimisht në sprovë.

Mitrovica ka qenë historikisht një hapësirë shumëkulturore industriale dhe sot është masivisht e segreguar dhe e drejtuar nga forca ndërkombëtare të paqes me serbët etnikë që përbëjnë pjesën më të madhe që jetojnë në anën veriore të lumit dhe shqiptarët etnikë që përbëjnë shumicën e banorëve që jetojnë në jug të Ibrit.

Permanent

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – Petrit Abazi, Piers Greville, Stanislava Pinchuk

22 → 30.07.2022 00.00
Lumi Ibër

Participating Artists