Silvi Naçi

1987, AL Website
actions that make my hands hurt (hand film), 2019, © Silvi Naçi Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
actions that make my hands hurt (hand film), 2019, © Silvi Naçi Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Në pamje të parë, filmi minimalist i Silvi Naçit mbi duart duket se kujton veprat ikonike të viteve ’60. Filmi i duarve i Yvonne Rainer-it (1966), Dora që kap plumb i Richard Serra-s dhe Aksioni i duarve i Joseph Beuys-it (1968) të gjithë duken referenca të mundshme. Megjithatë, ndërsa figura në filmin e Naçit, vetë artistja, kryen shumë gjeste të lidhura me bërjen e artit, si gdhendja, formësimi dhe prerja, këto ndërthuren me gjeste të tjera më evokuese të një ndërveprimi lozonjar, seksual ose të dhunshëm. Ajo që bëhet e qartë është se kjo punë tejet personale më pak fokusohet në krijim sesa në dobësim: secila gjë në duart e protagonistes dhemb. Duke prerë kokën e figurës, Naçi dukshëm prish lidhjen midis të menduarit dhe të bërit që shumë filozofë, si Friedrich Engels apo Hannah Arendt, e shohin si bazë të punës – dhe parakusht të njerëzimit. Duke bërë kështu, artisti sfidon shikuesin të vërë në dyshim dhe të riimagjinojë marrëdhënien mes punës, kapitalit dhe përfshirjes sociale – dhe rolin e dhimbjes në formësimin e gjithçkasë që jemi dhe bëjmë.

 

 

Silvi Naçi (1987, AL) punon me perfomanca, video, skulptura, fotografi, tekste dhe instalacione. Lindur dhe rritur në Shqipërinë komuniste, praktika e Naçit hulumton çështje të gjinisë dhe identitetit kulturor, gjuhës dhe kohës, të trupit si subjekt/objekt dhe pasojat e partriakatit. Puna e tyre angazhohet në dialektikën mes bukurisë estetike dhe gjenealogjisë historike, identitetit dhe strukturave socio-politike, teoritë queer dhe minoritare.

Rrënjosur në ide feministe, puna e Naçit ekzaminon ndërlidhjen mes pushtetit dhe privilegjit, peshës dhe traumës dhe përdorimin e referencave historike për të zgjeruar kufijtë e të vërtetave e ndërkaq duke nënvizuar debatet mbi politikat sociale, identitetin dhe përfaqësimin mes praktikave të artit bashkëkohor.

Interesi i tyre shtrihet në mënyra të lehta e të dhunshme të efekteve të dekolonializimit dhe emigrimit duke i riformësuar njerëzit, gjuhën, identitetin gjinor e gjithashtu dinamikat sociale dhe kulturore. Naçi mban një BFA të dyfishtë në Arte të Bukura dhe Dizajn Grafik nga Universiteti i Suffolk (2011) dhe një MFA në Fotografi dhe Media prej CalArts (2019).

Punimet

Silvi Naçi
actions that make my hands hurt (hand film) 
2019

Film 16 milimetërsh i transferuar në format digjital, bardh e zi, pa zë, 11:16 min.

Kamera: Sara Ibrahim

Mundësuar falë artistes