Event

09.10.2022 11.00-14.00

Wheelchair Accessible, WC Available

Qendra për Praktikë Rrëfyese

Punëtori e lëvizjes nga Uresa Ahmeti/ Në trup ka fuqi

A interesoheni për komunitetin? A ju shqetësojnë dhunimet e të drejtave të njeriut dhe padrejtësitë që ndodhin rreth jush? A ndiheni të nxitur të gjeni mënyra krijuese për të folur dhe për të rezistuar? Kjo punëtori me synim krijimin e një lëvizjeje sjell një mundësi për t’u angazhuar në mënyrë kritike me çështje shoqërore e për të diskutuar hapur ato me qëllim ndërlidhjen me njerëz të tjerë për të gjetur forcë në përdorimin e trupit dhe të përdorim këto lëvizje me qëllim për të dhënë mesazhe pozitive.

Ky event nuk është i rastit. E nuk ka të bëjë me format tradicionale apo estetikën. Ky event zhvillohet në një hapësirë të sigurt për të reflektuar kolektivisht mes trupave tanë. Të gjithë trupat tanë kanë fuqi dhe të gjithë trupat janë mëse të mirëpritur. Pyetja kryesore që e udhëheq këtë punëtori është: Çfarë ka nevojë të thotë trupi yt?

Punëtoria e Uresa Ahmetit do të fokusohet në tregimin e rëndësisë së të menduarit për kushtet e trupit dhe theksuar gjithë potencialet që trupi ka për të rezistuar ndaj shtypjes e duke inkurajuar lëvizje të lirë të trupit për të aktivizuar vetëbesim dhe gëzim.

Screening

Programi i Shfaqjes së Filmave në Qendrën për Praktikë Rrëfyese

01 → 30.10.2022 10.00-16.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Panel diskutimi mbi spekulimin

28.10.2022 18.00-20.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese

Event

Dismantling institutions through intimacy and fiction. A reading and performance event by Yvonne Sheen Mogollón and Jazmin Rojas Forero, hosted by Anna Bromley

29.10.2022 00.00-14.30
Qendra për Praktikë Rrëfyese