Planifiko Vizitën Tënde
Je nga rajoni i Ballkanit dhe dëshiron të planifikosh udhëtimin tënd për Manifesta 14 Prishtina? Ne ju sjellim informacione të posaçme për të lehtësuar rrugën tuaj drejt Prishtinës, mbi vendet që duhet të vizitoni, ku të qëndroni dhe si të shpenzoni kohën përgjatë qëndrimit tuaj.
Ne duam që secili vizitor të shijojë më të mirën e Prishtinës prej programit të pasur të Manifesta 14 Prishtina me ndërhyrje, ekspozita dhe evente, por gjithashtu të njiheni më nga afër me skenën kulturore të larmishme të Prishtinës.
Si mund të mbërrij në Manifesta?
Nëse udhëton nga Tirana, mënyra më e lehtë se si mund të mbërrish në Prishtinë është me autobus ose me makinë personale. Udhëtimi zgjat përreth 3 orë e gjysmë. Në Tiranë qendra e autobusëve që nisen në Prishtinë është e vendosur pas stadiumit “Selman Stërmasi”. Mund të merrni autobusë pothuaj në çdo orë të ditës prej 04:00 deri më 20:00.
Nëse je në Shkup mund të mbërrish në Prishtinë përreth 1 orë e 30 minuta. Prej stacionit të autobusëve në qytetin e Shkupit mund të drejtoheni drejt kryeqytetit të Kosovës prej mëngjesit e deri në mbrëmje.
Shumë vende të tjera të rajonit dhe më gjërë kanë fluturime direkte në Shkup e prej këtij qyteti mund të merrni taksi të udhëtoni me mjete të tjera rrugore e të mbërrini në Prishtinë.
Udhëtarët serbë zakonisht zgjedhin të udhëtojnë përmes kufirit maqedonas drejt Kosovës.
Të gjithë autobusët që drejtohen drejt kryeqytetit të Kosovës ndalojnë në Stacionin e Autobusëve të Prishtinës. Përmes taksisë mund të mbërrini në qendrën e qytetit për më pak se 10 minuta.
Më poshtë vijon tabela e orareve:
Koha mesatare e udhëtimit me autobus
Tiranë – Prishtinë ( 4 orë)
Shkup – Prishtinë (1 orë e 30 minuta)
Beograd – Prishtinë ( 5 orë e 30 minuta)
Ulqin – Prishtinë ( 6 orë)
Podgoricë – Prishtinë (6 orë)
Budva – Prishtinë ( 5 orë e 30 minuta)
Stamboll – Prishtinë (12 orë)
Ohër – Prishtinë (2 orë e 30 minuta)
Sarajevë -Tiranë – Prishtinë ( 10 orë)
Zagreb – Tiranë – Prishtinë (9 orë e 25 minuta)
Koha mesatare e udhëtimit me avion
Athinë – Prishtinë ( 6 orë, me një ndalesë në Vienë)
Beograd – Prishtinë ( 4 orë e 40 minuta me një ndalesë në Vienë)
Stamboll – Prishtinë (1 orë e 35 minuta)
Zagreb – Prishtinë ( 5 orë e 30 minuta, zakonisht ky fluturim ka ndalesë në Stamboll)
Kini parasysh se përgjatë muajve korrik dhe gusht do të ketë flukse udhëtimesh në Prishtinë ndaj sigurohuni të rezervoni fluturimet tuaja paraprakisht.
Udhëtimi nga aeroporti i Prishtinës
Autobusi A1 niset prej aeroportit të Prishtinës drejt qendrës së qytetit për 3 euro. Mund të mësoni më shumë mbi biletat dhe oraret këtu.
Gjithashtu mund të merrni taksi prej aeroportit të Prishtinës drejt qendrës. Kostoja e udhëtimit është rreth 12-13 euro. Ne ju rekomandojmë të udhëtoni me Blue Taxi.
Udhëtimi nga aeroporti i Shkupit
Nëse po fluturoni nga aeroporti i Shkupit mund të mbërrini në Prishtinë me taksi ose autobus. Pranë stacionit të autobusëve dhe përreth gjeni taksi të gatshme kurdo. Kostoja e udhëtimit është 70 euro.
Gjithashtu mund të prenotoni një taksi paraprakisht për të patur çmim më të lirë. Ne ju rekomandojmë këto dy shërbime. Është e nevojshme të shkarkoni aplikacionet e tyre në telefonin tuaj për të prenotuar:
Dallas Taxi – 60 euro
Online Taxi – 50 euro
Nëse preferoni të udhëtoni me autobus, së pari duhet të merrni autobusin që niset nga aeroporti e mandej të niseni për në Prishtinë.
Lëvizja në Prishtinë
Prishtina është qytet i vogël, ndaj çdo gjë mund të arrihet në pak minuta ecjeje. Pjesa e më e madhe e hapësirave të Manifesta 14 ndodhen në qendër ose përreth qendrës së Prishtinës. Taksitë janë të përdorura gjërësisht në qytet.
Mund të gjeni taksi në kët vendodhje përreth Prishtinës:
– Pranë Shtëpisë së Shëndetit QMKF në qendrën e qytetin (rr. Fehmi Agani – Luan Haradinaj)
– Pranë Katedrales, pas ndalesës së autobusëve, përfund qendrës së qytetit në Grand Hotel
– Pranë stacionit të Prishtinës
Ku mund të qëndroj në Prishtinë?
Prishtina ka një seri hotelesh dhe apartamenesh të cilat i ofron. Ne kemi rakorduar një seri bashkëpunimesh me hotele të ndryshme të cilat ofrojnë zbritje ekskluzive vizitorëve tanë. Ju lutemi të konsultoni partneritetet tona këtu.
Si është moti në Prishtinë?
Klima e Prishtinës është kontinentale, ndaj prisni që vera të jetë e ngrohtë dhe me diell. Në periudhën korrik-gusht, temperatura mesatare është 27 gradë celcius. Prishtina ndodhet në një zonë lugine të rrethuar nga malet, ndaj prisni të ketë lagështi. Temperatura mesatare në periudhën shtator-tetor është 22/17 gradë celcius.
Cila është periudha më e mirë për të vizituar Manifesta 14 Prishtina?
Manifesta 14 Prishtina do të mbahet prej 22 korrikut e deri më 30 teotr 2022. Programi publik i eventeve do të vazhdojë deri në vjeshtë, ndaj nëse preferoni ta vizitoni Prishtinën në një kohë të moderuar klimatike do t’ju rekomandonim ta vizitonit prej shtatorit në tetor. Nëse preferoni ta vizitoni përgjatë dy muajve të hapjes korrik/gusht, e ju sugjerojmë të gjeni akomodim paraprakisht – diaspora e Kosovës kthehet në vendlindje ndaj, çmimet e hoteleve dhe biletave mund të rriten. Të gjitha ekspozitat tona do të jenë të hapura deri në fund të tetorit.