Prishtina është e pasur me lokale – bare, kafeteri, restorante. Ne kemi përgatitur një listë të më të mirave, sipas vendasve. Ka aq pika të mrekullueshme që do të donim t’i shtonim; kjo listë e përzgjedhur ka plot vende që gjenden shumë afër hapësirave të Manifesta 14 Prishtina. Kërkoni pikat e gjelbra të Manifesta 14 të cilat mund t’i shihni nëpër restorante e bare në mbarë qytetin.

© Nita Salihu Hoxha | Studio Permanent

Restorantet tradicionale me elemente moderne

Tiffany, Enver Zymberi Street no. 55

Tiffany është një nga vendet më të mira në Prishtinë për ushqimet tradicionale. Provoni kryepjatën e tyre, tavën e Elbasanit – recetë tradicionale e qytetit të Elbasanit. Kjo tavë përgatitet me mish qingji (ose pule) bashkë me vezë dhe kos. Sallata të freskëta dhe pjatat e para me gjizë dhe ajvar shtëpie, kurrë nuk do t’ju zhgënjejnë.

Renaissance, Musine Kokolari Street

Në një zonë banimi, Renaissance është shtëpi e kthyer në restorant me atmosferë të qetë e të rehatshme. Me një menu me çmim ks, Renaissance krenohet me ushqime sezonale, duke shërbyer produktet më të freskëta që ka Kosova.

Soma Slow Food, Shpëtim Robaj Street, Gërmia

Në një ndërtesë të konvertuar në parkun e Gërmisë, Soma Slow Food promovon ‘kthimin në tokë’, duke rizbuluar e rimagjinuar pjatat tradicionale dhe metodat e gatimit që më parë mendohej se ishin të humbura në kohë. Me brendinë e tij të bukur, Soma Slow Food është vendi perfekt për një darkë me miqtë nën dritat e qirinjve dhe muzikë hip, por edhe darka romantike për dy persona. Në restorant mund të gjeni edhe një dyqan ku shesin produktet e tyre: raki, vaj ulliri dhe reçelëra.

Hani i dy Robertëve, Isa Boletini Street

I vendosur pranë Katedrales “Nënë Tereza”, Hani i dy Robertëve ka shërbyer shujta me gjithë
zemër në lokacione të ndryshme në Prishtinë që nga viti 1989. Në vitet 1990, Hani veproi si vend takimi për shërbyes publikë dhe si galeri arti, duke tuar kështu reputacionin si një shtëpi historike për artistët, shkrimtarët dhe komunitetin kulturor në përgjithësi.

Arabella, Mother Theresa Boulevard, in the passage next to Foto Nesha

Tavernë në qendër të qytetit, Arabella shërben menu a la carte të pjatave tradicionale dhe specialiteteve të përditshme në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse pranë bulevardit Nënë Tereza.

Etno House, Gračanica

E vendosur në Graçanicë, fshat rreth njëzet e pesë minuta nga Prishtina, Etno House shërben kuzhinë tradicionale serbe dhe rajonale në një objekt të trashëgimisë me një kopsht me tarracë të këndshme dhe akomodim.

 

Kuzhinë e lindjes së mesme dhe meksikane

Babaghanoush, Johan V. Hahn Street

Në një rrugicë të qetë pranë Hotelit Grand, Babaghanoush-i shërben pjata të freskëta të stilit meze në një hapësirë të rehatshme të mbushur me orendi retro dhe vepra arti nga artisti pjesëmarrës i Manifesta 14, Vigan Nimani.

Comandante Marcos, Ahmet Krasniqi Street

Comandante Marcos shërben tacos, fajitas, chicharrons’ dhe shumë ‘alimentos’ të tjera meksikane në një atmosferë të gjallë kantine.

© Nita Salihu Hoxha | Studio Permanent

Kuzhinë italiane dhe mesdhetare

Ponte Vecchio, Fehmi Agani

Ponte Vecchio është restorant i vogël italian në pronësi familjare, i specializuar në makarona dhe pica.

Jana Napoletana, near the city bazaar

Një piceri e vogël familjare, Jana Napoletana shërben pizza të shijshme me përbërës të freskët dhe të shëndetshëm.

Hemingway, Fehmi Agani Street

I vendosur në rrugën e famshme “Fehmi Agani”, Hemingway shërben peshk të freskët me stil mesdhetar; restoranti është veçanërisht i njohur për supat e shkëlqyera dhe ofertat e verërave.

Tartine, Fehmi Agani Street, no. 87

E hapur nga mëngjesi deri pasdite, Tartine është e njohur për sendviçët e shijshëm të hapur, lëngjet e freskëta, sallatat dhe supat e shtëpisë.

Bagolina, Ali Pashe Tepelena Street, no. 15

Në cep të kampusit universitar, Bagolina është restorant gjithëditor i njohur për brunches të ngrohta e të shëndetshëm, të cilat paraqesin prodhime të Ballkanit dhe hite ndërkombëtare, duke përfshirë disa nga bagels më të mirë në Kosovë.

Burektore Picadilly, Agim Ramadani Street

Burektorja Picadilly ka përgatitur burek me mish, djathë dhe spinaq për breza të tërë; klientët e përkushtuar të dyqanit presin në rradhë në trotuar për ushqim të përsosur prishtinas

Tara, UÇK Street

Me mishin më të mirë të pjekur të qytetit, Tara ka reputacion të shkëlqyer, duke gatuar pjata në zgarë për klientët e uritur të të gjitha moshave dhe prejardhjeve.

 

Baret dhe kafenetë

Kafet e Rakisë, 2 Korriku Street

Kafet e Rakisë është vend për të parë dhe për t’u parë, dhe për tu kënaqur me shoqeri duke i shijuar pijet e lira (sidomos rakine), dhe mishërat e pjekur në zgarë.

Qamil Hoxha Street

Rrugë e qetë pranë qendrës së qytetit, rruga Qamil Hoxha është plot me restaurante, kafeteri, bare dhe dyqane lulesh.

Fehmi Agani Street, Kafet e vogla

E rrethuar me kafene tërheqëse, rruga Fehmi Agani është vend i njohur takimi, ku krijohen marrëdhënie dhe arrihen marrëveshje me esspreso, kokteje dhe limonada.

Rruga B

Me një rrip të zhurmshëm baresh dhe restorantesh, Rruga B është aktive në çdo orë të ditës, me diçka për çdo shije.

Rexhep Luci Street

Destinacion i njohur i jetës së natës, rruga “Rexhep Luci” ndodhet në zemër të qendrës
së qytetit pranë kinemasë ABC; rruga është e mbushur me kafeteri dhe bare, të cilat mbushen natën dhe ofrojnë një përvojë të ndryshme për klientelat e tyre të hareshme.

© Nita Salihu Hoxha | Studio Permanent

Some of Prishtina’s favourites include

Soma Book Station, Fazli Grajcevci Street

Një hapësirë shumë- funksionale me libra, ushqim, pllaka gramafoni dhe frymë komunitare argëtuese, Soma Book Station është hapësirë e njohur për t’u kënaqur me një ushqim të ngrohtë të bërë me përbërës të cilësisë së lartë.

Dit’ e Nat’, Fazli Grajcevci Street, no. 5

Duke kombinuar librari dhe kafene e një program të muzikës live, shfaqjeve stand-up dhe lmave, Dit’ e Nat’ shërben menu gjithëditore me ushqim vegjetarian të shijshëm, si dhe lëngje të freskëta dhe kafe të posaçme.

Bubble Pub on the corner at the top of Rakija Street

Një hapësirë gjithpërfshirëse për komunitetin queer të Kosovës, Bubble Pub mbështet krijimin e një shoqërie që përqafon rrezatim shumëngjyrësh të diversitetit.

Servis Fantazia, Universiteti Street, no. 26

E vendosur në një rrugë anësore pranë bulevardit “Nënë Tereza”, Servis Fantazia shërben kokteje artizanale dhe disa nga sushit më të mirë në qytet; bari i njohur pret rregullisht DJ vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët performojnë gjatë gjithë javës.

Sonder, Uke Bytyqi Street, no. 19

E vendosur në pjesën e sipërme të qytetit, Sonder është e njohur për bagels e shtëpisë, menynë e pasur të mëngjesit dhe darkat e shijshme të shërbyera në një hapësirë të mbushur me antikitete.

MIQT Pub, Fehmi Agani Street

Një nga pubet më të frekuentuara në qytet, MIQT ka shumë birra në dispozicion dhe është vend i mrekullueshëm për t’u mbledhur me miq të rinj dhe të vjetër, nga afër dhe larg.

Te Gjoni, Fehmi Agani Street

Shtyllë e undergroundit të Prishtinës, e njohur për tingujt e saj soul dhe funk, Te Gjoni është bar për ata që dijnë, me pije të mrekullueshme dhe me atmosferë edhe më të mirë.

Hannah në Park, Mbreteresha Teute Street, Taslixhe

E vendosur në parkun e lulëzuar Taukbashçe, Hannah në Park është restorant i vogël sezonal që shërben shkrirje të recetave të vjetra familjare dhe pjatave bashkëkohore me theks në përbërësit e freskët me burim vendor.