Radio Otherwise
Radio Otherwise është një program radioje online me bazë pjesëmarrjeje që fokusohet në rrëfimtarinë kolektive. Përgjatë programit 100 ditor të Manifesta 14 Prishtina, kontributet në Radio Otherwise do të transmetohen në stacione të tjera radiofonike vendase.
Programi nis me kontributet e artistëve Anna Bromley me “Një zë ekziston në zërim” (A voice exists in voicing) si dhe të Susan Philipsz dhe Kolektivi Radio International, projekti i të cilëve Radio International gjendet gjithashtu në Grand Hotel Prishtina dhe në kioskën K67 të restauruar nga Ilir Dalipi në sheshin “Zahir Pajaziti”. Radio Otherwise është një projekt në zhvillim në Qendrën për Praktikë Rrëfyese dhe ju ftojmë të na bashkoheni në formësimin e këtij programi që do të vijojë edhe pas bienales.
Anna Bromley i angazhon njerëzit e Prishtinës në bashkëbisedime. Duke dëgjuar me vëmendje rrëfimet që ata ndajnë, ajo i bashkon diskutuesit në udhët e kujtimeve, vështirësive, reflektimeve dhe spekulimeve.
Një person e drejton te tjetri: një filmbërëse, një drejtore festivali, dy muzikantë, një filozof, një dizajner skene, një gazetar kulture, një grua trans dhe bashkëjetuesi i saj…Duke folur, pëshpëritur, nëpërmendur dhe përhumbur ata shkojnë në fshat, në kinema, në restorantin aq të dashur “Tiffany”, duke i shtyrë në të shkuarën e tyre, duke gjarpëruar në të tashmen dhe duke paraparë të ardhmen.
Artistja nis këtë seri me një radio dramë të titulluar “Shkundje e Sintaksës” që nis me vitet e saj të adoleshencës në Berlinin Lindor si dhe me një ecje radiofonike me Kaltrina Krasniqin mbi se si gati humbi në rrugët në të cilat nuk ishte e lejuar të ecte kur ishte fëmijë.
Drejtohuni në link-un në vijim për të dëgjuar episodet e para dhe vizitoni këtë faqe për të parë e dëgjuar episodet e reja në javët në vijim.
Oh, the People You’ll Meet [Oh, Çfarë Njerëzish Ke për të Takuar!]
Pjesëmarrësit e Manifesta 14 – artistët, anëtarët e ekipit dhe bashkëpunëtorët – do të flasin rreth punës, përvojave dhe mendimeve për bienalen.
Prishtina Is Everywhere [Prishtina është Kudo]
Shkrimtarë nga i gjithë rajoni e diaspora hulumtojnë ndryshimin e marrëdhënies së njerëzve me hapësirat publike përmes lupës së tranzicionit, migrimit, ujit, kapitalit, dashurisë, ekologjisë dhe spekulimit. Me titull të frymëzuar nga studimi epinom i Kai Vöckler, seria udhëhiqet nga Simon Kurti dhe përfshin podkaste nga Ardit Hoxha, Ms. Indefinite, Gjorge Jovanovik, Diana Malaj, Marisa Rodiqi, Alma Qerimi, Vesa Sahatçiu, Vesselina Sarieve, Seda Yildiz, Arnisa Zeqo e të tjerë.
Radio Otherwise është një projekt ende në zhvillim në Qendrën për Praktikë Rrëfyese. Ju ftojmë të na bashkoheni në formësimin e këtij programi të ri që do të vijojë edhe pas bienales. Nëse doni të kontribuoni me një rrëfim në gjuhën angleze, shqipe apo serbe, apo të propozoni një format të ri për të ardhmen, ju lutemi të na njoftoni.