Konsultimet qytetare janë pjesë e programit para-bienal të Manifesta 14 dhe kanë për qëllim zgjerimin e perspektivës për kulturën bashkëkohore, zhvillimin urban dhe politikat socio-kulturore në rrethin e Prishtinës, duke përfshirë këndvështrimin e komuniteteve të ndryshme. 

Korniza e projektit është zhvilluar dhe projektuar nga Studio L A (Holandë) dhe u zbatua nga ekipi i Edukimit i Manifesta 14 në bashkëpunim me Applicative Research Solutions (ARS), OJQ Aktiv dhe Termokiss.  

 

 

Një nga sesionet e Konsultimeve me Qytetarët të Manifesta 14 Prishtina / © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla

Procesi i Konsultimit me Qytetarë përfshin një seri punëtorish me 130 banorë të Prishtinës të ndjekura nga një anketë publike me 300 pjesëmarrës nga Prishtina dhe zonat rurale.  

Konsultimet me Qytetarët shohin strukturën shoqërore të Prishtinës përmes bisedave të cilat synojnë të eksplorojnë temën qendrore të “kulturës së kujt?”, mënyrat se si kultura(at) kuptohet dhe praktikohet nga qytetarët dhe komunitetet e ndryshme, si dhe të identifikojë ndjeshmëritë e banorëve në lidhje me zhvillimin urban, politikat social-kulturore dhe arsimore të qytetit të tyre.

Në mënyrë të ngjashme, konsultimet synojnë të kuptojnë marrëdhëniet ekzistuese midis organizatave kulturore lokale, kontekstin dhe audiencën e tyre, si dhe të ndihmojnë në hapjen e dialogëve me metoda të reja. 

Gjetjet kryesore të këtij hulumtimi u prezantuan dhe u diskutuan në Forumin e Hapur së bashku me pjesëmarrësit e projektit, aktorët kulturorë dhe socialë, hartuesit e politikave dhe politikanë. Këto gjetje, nuk formësuan vetëm programin e bienales, por gjithashtu edhe objektivat institucionale, proceset menaxheriale dhe strategjitë e komunikimit.

 

Rezultatet e bisedave do të jenë të qasshme për publikun dhe do të shërbejnë si pikënisje për programin publik të Manifesta 14 Prishtina.