Werker Collective

2009, NL Website
AMATOR ARCHIVES: ON QUEER REPRODUCTION. Rijksakademie Open Studios 2022. © Werker Collective
AMATOR ARCHIVES: ON QUEER REPRODUCTION. Rijksakademie Open Studios 2022. © Werker Collective
AMATOR ARCHIVES: ON QUEER REPRODUCTION. Rijksakademie Open Studios 2022. © Werker Collective

Kolektivi Werker është një nismë eksperimentale për publikime në ndërseksionin e punës, ekofeminizimit dhe lëvizjeve LGBTQI+. Qëllimi i tyre është të analizojnë se çfarë është e dukshme dhe se çfarë mbetet e fshehur në kontekste të ndryshme politike. Kjo nismë është ndërmarrë prej Marc Roig Blesa dhe Rogier Delfos në vitin 2009 në Amsterdam. Ata kanë botuar dhjetë numra të publikimit të titulluar Werker Magazine.

Werker merr frymëzim nga Der Vereinigung der Arbeiter-Fotografen (Asosicioni i Fotografëve Punëtorë), një grup fotoklubesh i orientuar politikisht që u shfaq në Gjermani në 1920, i ndikuar nga eksperimentet e para socialiste në USSR.

Prej 2012, Werker Collective ka mbajtur punëtori fotografike, dizajni dhe publikimi me studentë, punëtorë të kulturës, shoqata të vetëorgranizuara të punëtorëve shtëpiakë emigrantë, emigrantë të padokumentuar, atyre në mbështetje të mosdëbimit, grupeve feminste, komunitetit LGBTQI+ dhe njerëzve me pamundësi neurologjike dhe funksionale, ndër të tjera.

Përmes këtyre punëtorive, Werker Collective krijon një rrjetëzim intersektorial dhe transkombëtar, duke nxitur solidaritetin e punëtorëve me praktikat bashkëpunuese artistike.

Permanent

Artistic Intervention

Ndërhyrje artistike – Werker Collective

22.07 → 30.10.2022 10.00-00.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese