Vigan Nimani

1980, RKS
Installation view © Vigan Nimani. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Reflections, Oil on linen, 100x120cm, 2020. © Vigan Nimani
Statue, Oil on linen, 100x130cm, 2020. © Vigan Nimani
Installation view © Vigan Nimani. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha

Vigan Nimani ka mbledhur një arkiv të gjerë fotografish. Shumë prej tyre janë marrë nga librat, të tjerat i ka bërë nëpër udhëtime. Për një kohë të gjatë, artisti e shqyrtoi arkivin nga pikëpamja estetike, duke i përdorë fotografitë si burim për piktura. Këto janë të mirënjohura për përshkrimet e veçanta të arkitekturave moderniste, pezull mes figuracionit dhe abstraksionit.

Rrëfimet politike që pikturat e Nimanit po ashtu pashmangshëm tregojnë ishin të një rëndësie dytësore për të. Megjithatë, fshirja e shpejtë e trashëgimisë moderniste nën turbokapitalizëm ia ndryshoi natyrën edhe arkivit edhe veprës së tij. Tashmë jo vetëm depo e thjeshtë materialesh, arkivi është bërë burim vendimtar i kujtesës dhe qëndresës kulturore: duke kapur dhe ruajtur tensionin e harmoninë midis botës së ndërtuar dhe asaj bimore.

Vigan Nimani është piktor dhe fotograf nga Prishtina, Kosova. Ai është koleksionues i librave të cilat janë botuar në Jugosllavi përgjatë viteve ’60 -’70. Portretizimi i jetës së përditshme, fabrikave, arkitekturës, hapësirave dhe natyra e Ballkanit janë burim i pashtershëm frymëzimi për punën e tij. Shumica e skenave në pikturat e tij vijnë nga librat, katalogët, kartolinat dhe fotografitë e tij personale.

Përdorimi i fotografive të tij si bazë materiale për piktura krijon një urë mes realitetit të vështruar që hulumton format natyrore dhe shtresimin e ngjyrave dhe dritës në pikturë. Megjithëse puna e tij mban referenca të forta nga e shkuara këto frymëzime vizuale nuk janë asnjëherë të drejtpërdrejta.

Nimani lëviz referencat kohore nga burimet e tij fotografike: duke i prerë, bashkangjitur filtra dhe duke i manipuluar ato për të nxitur detajet dhe gjestikulacione, kësisoj duke krijuar një imazh të ri. Përmes kësaj, Nimani krijon një ndjesi të pakohshme në punën e tij.

Punimet

Vigan Nimani
Coast Hotel 
2022 

Vaj në kanavacë 

Vigan Nimani
Maquette 
2022

Vaj në lino 

Vigan Nimani
Reflections
2020

Vaj në lino 

Vigan Nimani
Statue
2020

Vaj në lino 

Mundësuar falë artistit 

Past

Oaza Programme

Lançimi i Programit të Fotografisë me Vigan Nimanin, Abi Shehun, Majlinda Hoxhën dhe Jochen Rohner

04.10.2022 13.00-00.00
Qendra për Praktikë Rrëfyese